Politikë

Meta pritet nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Sicilisë: Të miratohet një ligj i posaçëm për mbrojtjen e gjuhës së pakicave, veçanërisht asaj arbëresh

2 Nëntor 2021, 16:37| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 20:47

  • Share

Presidenti Ilir Meta është pritur nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, Gianfranco Micciche. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta bën me dije se ka kërkuar që të miratohet një ligj i posaçëm për mbrojtjen  e gjuhës së pakicave, por veçanërisht të asaj arbërish, si një pasuri e përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë. Ndërkohë Meta i ka dhuruar Micciches Bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Shumë i lumtur të vizitoj për herë të parë Palermon, ku pata kënaqësinë e veçantë të mikpritesha nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, z.Gianfranco Miccichè, në Pallatin Mbretëror. Zhvilluam një bisedë të hapur dhe tepër të ngrohtë, gjatë së cilës theksova nevojën e miratimit të një ligji të posaçëm për mbrojtjen e pakicave gjuhësore krahinore, veçanërisht për faktin se gjuha arbëreshe është një vlerë dhe pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike.

Një marrëdhënie e privilegjuar e Shqipërisë duhet të artikulohet gjithashtu me Rajonin e Siçilisë, si një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet me vendin ku jeton edhe një pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë të dashur arbëresh. I dhurova z.Miccichè një bust të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, simbol edhe të identitetit tonë të përbashkët europian”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Meta takon ministrin Luigi Di Maio: Italia një partner strategjik i Shqipërisë në mbështetje të integrimit në BE


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?