Kronikë

Meta publikon videon e zjarrit në Priskë: E pajustifikueshme që s’janë angazhuar zjarrfikësit, të mbahet përgjegjësi ligjore

12 Shtator 2020, 22:19| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 22:48

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka ngritur si shqetësim vatrën e zjarrit në zonën e Priskës në kryeqytet mbrëmjen e sotme. Përmes një videoje shikohet qartë vatra e zjarrit që po djeg një sipërfaqe toke dhe banorët që po mundohen ta shuajnë. Ai u bën thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore që të mos humbin kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës për shuarjen e zjarrit duke e konsideruar të pajustifikueshëm mosangazhimin e tyre në zjarrin që po djeg prej orësh. Meta e ka quajtur një krim të rëndë mjedisor duke theksuar se duhet të mbahet përgjegjësi ligjore.

"Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë. Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë. U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike. Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave. Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!", shkruan Meta krahas videos së zjarrit.

VIDEO nga zjarri e sjellë nga qytetarët

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqiperi: 13/09/2020 09:11

    Hahhahhahha kush flet per ligj...

    Përgjigju
  • Tipo: 13/09/2020 08:09

    Or hajdut!jane kriminelet e Sali Kriminelit dhe dhe banditet tuaj qe kerkojne destabilizim te Shqiperise me ane te djeg,jeve dhe gjerave te tjera te porositura nga ju.

    Përgjigju
  • Burr i lig: 12/09/2020 22:27

    Po ti sikur je komandanti i forcave të armatosura pse sjep urdhër të ndërhyjë ushtria,apo ti tjetër thua e tjeter ben.. Ik se te ka dal boja fare, je bere i palyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?