Politikë

Meta refuzon të paraqitet në seancën dëgjimore, Stojku: Puna e Komisionit nuk pengohet, vendimi merret edhe në mungesë të tij

19 Maj 2021, 18:59| Përditesimi: 20 Maj 2021, 08:32

  • Share

Të rëndë dhe akt jo normal e quan anëtari i Komisionit Hetimor Edmond Stojku, refuzimin e Presidentit Meta për tu paraqitur në seancë dëgjimore.  

‘Ka patur arsyetime të mos prezencës së tij në komision, arsye qe janë të rënda të thëna drejtpërdrejtë nga goja e Presidentin. Që thotë se nuk njeh komisionin dhe parlamentin, duke cilësuar rastet procedurale të mos pranisë së tij për shkak të agjendës, por në raste të tilla, çdo zyrtar është i detyruar të ndërpresë agjendën për të qenë prezent.’- tha Stojku.

Po çfarë ndodh nëse presidenti nuk paraqitet në komisionin hetimor deri në datën 24, afat përfundimtar i caktuar nga Komisioni Hetimor?

‘Në aspekte juridike, në mungesë, të pandehurit të  gjithë proceset Administrative gjyqësore vazhdojnë, kështu do të ndodh edhe me komisionin hetimor, procesi nuk ndalon për asnjë lloj arsye, mbahet procesverbali dhe vazhdon punën me analizën e tyre’- tha më tej anëtari i Komisionit Hetimor.

Edhe pse presidenti Ilir Meta e ka refuzuar kërkesën për të qenë prezent, Komisioni hetimor i ka vendosur në dispozicion  kohën nga data 19 deri në datë 24 Maji për ta dëgjuar  në  varësi të agjendës së tij.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?