Presidenti i republikës së Shqipërisë Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se largimi i personave me aftësi të larta për punë dhe i intelektualëve nga Shqipëria, është një tjetër rekord i zi.
Ai në postim shkruan se me largimin e “ajkës” së shoqërisë, po largohen edhe qytetarët që kanë një standard të mirë jetese por për të cilët niveli i shërbimeve publike është i papranueshëm dhe janë të pashpresë.
“Referendumi i 25 prillit 2021 është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm për 4 vite, por për dekadat që vijnë”, shtoi Meta, duke thënë se ajo është një mundësi për të rikthyer standardet cilësore të shërbimeve, respektin dhe dinjitetin njerëzor, për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për të gjithë, me mundësi dhe shpresa të reja, veçanërisht për rininë.
Lajmi kryesor:
'Intelektualët po largohen'/ Rama, Metës: Propagandë e shëmtuar, përdor shifrat e para 6 viteve! Shqiptarët më 25 prill e shqelmojnë ndërmarrjen private LSI
J.GJ.//ReportTv.al