Ilir Meta

Meta: Rënia ekonomike e Shqipërisë sa dyfishi i mesatares së rajonit! Respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit është kyç për stabilitetin

2 Tetor 2020, 08:44| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 08:45

  • Share

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me raportin e BERZh mbi ekoniominë e Shqipërisë. Sipas këtij raporti, rënia ekonomike për Shqipërinë për vitin 2020 është 9.0% më i larti krahasuar me vendet e rajonit.

Ai shkruan se rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit duke qenë se për Ballkanin Perëndimor me - 5.1 %.

Meta shkruan respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare që do të ndalojë rënien në humnerë.

Postimi i plotë i Metës:

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë së fundmi një parashikim të zymtë për të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare, më negativi jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH.

Konkretisht, rritja ekonomike per vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të ulet në - 5.1% në vitin 2020 si rezultat i kolapsit të sektorit të turizmit, ndërprerjes globale të zinxhirit të furnizimeve, prodhimit të ulët industrial, rënies së investimeve të huaja, si dhe dërgesave nga diaspora.

Ndërkohë që parashikimi i rritjes ekonomike për Shqipërinë për vitin 2020 është - 9.0% më i larti krahasuar me vendet e rajonit.

Rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit.

Pandemia ka prekur dhe ka ndikuar negativisht në ecurinë e turizmit, aq sa rënia e aktivitetit të turizmit ka kontribuar më shumë se 1/5 e uljes së rritjes ekonomike.

Gjithashtu eksportet për periudhën 7 mujore në vitin 2020 janë tkurrur në -17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia më e madhe e eksporteve është rregjistruar me Italinë, në rreth 40% për periudhën mars - maj të vitit 2020. Ndërsa rënia e dërgesave nga diaspora në më shumë se 1/5 ka ndikuar negativisht në rënien e konsumit.

Në këto kushte çdo përshkallëzim i mëtejshëm i krizës politike në vend, do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët.

Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani!

Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare.

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 02/10/2020 10:14

    Ky letyra iu fut ekonomise tani?

    Përgjigju
  • Vemje: 02/10/2020 08:47

    Krimb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?