Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë ka publikuar pas deklaratës së Monika Kryemadhit të njëjtin denoncim mbi incneratorin e Tiranës. Meta shkruan se ‘revolucioni anti-korrupsion’, është një ortek i pamëshirshëm për të gjithë minjtë që i dalin para.
‘Revolucioni Antikorrupsion, një ortek i pamëshirshëm për të gjithë minjtë që i dalin përpara. Në "furrën" e inceneratorëve do përfundojnë të gjithë! Ndiqni faktet e reja!’- shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Kryemadhi: Kam dorëzuar prova të reja në SPAK për inceneratorin e Tiranës! Veliaj ka angazhuar Bashkinë e Tiranës për 30 vite pa marrë vendimin e Këshillit Bashkiak
M.Q./ReportTv.al