Ilir Meta

Politikë

Meta: Rritja e pensioneve do të fillojnë menjëherë pasi 11 majit

25 Prill, 21:04| Përditesimi: 25 Prill, 21:09

  • Share

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në Facebook, shkruan se pak ditë më parë e ka uruar Nënë Selvinë për 100-vjetorin e saj të lindjes, por mësoi me shqetësim se pensioni i saj, i mjeruar, është rritur vetëm 200 lekë në një vit.

Ai theksoi se kjo situatë ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është ndryshimi që vjen me votën për Nr.  Sipas tij, brenda 100 ditëve të para, pensioni i Nënë Selvisë do të rritet nga 59 euro në 200 euro dhe do të vazhdojë të rritet çdo vit me 20%.

Meta theksoi se 11 Maji është shumë afër dhe se pensionistët që mbijetojnë me pensione mizerabël nuk mund të presin vitin 2030 për të parë premtimin mashtrues të Edi Ramës për rritjen e pensioneve, ndërkohë që ata vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit dhe kushte të tjera të vështira.

'Pak ditë më parë e urova Nënë Selvinë për 100-vjetorin e saj të lindjes. Mësova se pensioni i saj i mjerimit, nga 5,700 lekë, një vit pas takimit tonë, është rritur vetëm 200 lekë. Kjo situatë e tmerrshme ka vetëm një zgjidhje. Duke votuar Nr. pensioni i Nënë Selvisë brenda 100 ditëve të para, shkon nga 59 euro në 200 euro dhe do të rritet çdo vit me 20%. 11 Maji është shumë afër. Nënë Selvia dhe të gjithë pensionistët që mezi mbijetojnë me pensionet mizerabël, nuk kanë kohë të presin vitin 2030 për të vërtetuar premtimin mashtrues të Edi Ramës për rritjen e pensioneve 200 euro, sepse siç e dinë edhe sot pas 12 vitesh mungon uji në shtëpitë e tyre, siç mungon edhe këtu në Burgun 313. Të shpjegojmë sa më thjesht programin tonë që është programi që jep zgjidhje të vërteta për shqiptarët dhe familjen shqiptare, angazhime që bëhen nga burra që janë provuar se dijnë të mbajnë fjalën', shkruan ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?