Meta: S’do kemi më kryetar partie, por President! Kryemadhi? Të kandidojë, por s’ka më dy drejtues

17 Prill, 10:52| Përditesimi: 17 Prill, 13:03

  • Share

Para se të shpërthente me akuza ndaj SPAK dhe sistemit të drejtësisë në konferencën për mediat foli edhe për revolucion kundër xhimkave në parti.

Revolucionin pikë së pari do ta nisë me pozicionin e tij.

“PL nuk mund të vazhdojë me këtë lidership kakofonik, pra me shumë nënkryetarë, ku përgjegjësitë nuk mbahen në mënyrë të qartë. Nuk mund të vazhdojë me një kryesi që nuk është efektive dhe  e angazhuar. Na duhet nëj kryesi ekzekutive që merr vendime, që reagon shpejt.  Nuk do ketë më kryetar, por do ketë President që do jetë lideri i partisë. Unë sigurisht që do kanddoj për president në Konventë. Ftoj kolegët që të kandidojë për këtë funksion apo detyrë te re”, tha Meta.

Bashkëpunëtorët e ngushtë i kishte në krah ndërsa pozicionet ua prezantua po vetë, ndërsa më pas ftoi edhe të tjerët të kandidojnë.

“Do të ketë vetëm një zv. president. Në vlerësimin tim do të jetë zv. presidente, dhe kandidatja e kandidat për president është Erisa Xhixho. I vetmi kandidat për Sekretar i Përgjithshëm është korçari, kolonjari, Tedi Blushi”, vijoi Meta. 

I pyetur për Monika Kryemadhin, Ilir Meta tha se ai mund të kandidojë përballë tij por në drejtim do të jetë vetëm njëri.

“Do t’i japim një goditje asgjësuese nepotizmit në Partinë e Lirisë. Do t’i japim një goditje krahinalizmit. Statuti nuk bëhet për një njeri. Znj. Kryemadhi por jo vetëm ajo por për të gjitha rastet, nëse do të kandidojë për Presidente është e mirëpritur. Nëse do të kandidojë për pozicione të tjera është e mirëpritur pasi Konventa të zgjidhë problemin e KDK-së”

Ilir Meta tha se Konventa e 27 prillit do të jetë një ndarje e partisë së tij nga e kaluara, për të cilën tha se do të bëhet forcë e parë shumë shpejt.

Ora 11:57
‘Zgjodhi paqen pa kuptuar që luftën e ka brenda’, Meta flet për dorëheqjen e Braimllarit: E pres në Konventë

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për dorëheqjen e nënkryetarit Endit Barimllari. Në konferencën për mediat, Meta tha se Braimllari është i mirëpritur në Konventën e Partisë së Lirisë.

Gazetarët e pyetën Metën edhe mi deklaratat e Braimllarit se i është pamundësuar funksioni si nënkryetar. Meta zgjodhi të përgjigjet duke cituar Churchill: Midis luftës dhe paqes, Chumberlen zgjodhi paqen pa e kuptuar që luftën e ka brenda.

Ilir Meta: Është i mirëpritur në konventë, siç ka qenë i lajmëruar në të gjitha mbledhjet, siç ka qenë i lajmëruar nga Tedi për të dalë para Erion Velisë. Ne po e presim me shumë dashuri në konventë t’i thotë këto gjëra, unë kam përshtypjen që ju bëni diversion dhe nuk është mirë që të bëjmë diversion.

Gazetari: Po citoj Braimllarin: Më është pamundësuar funksioni im si nënkryetar

Ilir Meta: Meqë po citoni, unë po citoj Stalinin. Kur vija politika është e qartë dhe partia jonë është e qartë me e qartë se çdo parti tjetër, faktor vendimtar për fitoren mbeten organizmi. Po citoj Churchill: Midis luftës dhe paqes, Chumberlen zgjodhi paqen pa e kuptuar që luftën e ka brenda. Malet tona më të larta ne e kemi një betejë vendimtare luftën me mafien dhe çdo segment që punon për të kudo për ti kthyer lirinë shqiptarëve.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari i konsideruar si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Monika Kryemadhit, u dorëhoq pas përplasjeve me kryetarin e PL Ilir Meta, i cili kritikoi tre ditë më parë performancën e strukturave të partisë në qytetin e Korçës.

Ora 11:34
A mund të kandidojë Kryemadhi për presidente e PL-së? Ja si përgjigjet Meta

 

Ilir Meta tha se do të riorganizojë Partinë e Lirisë dhe nuk do të ketë më kryetar, por do të ketë president.

‘Tani do të keni votimet të statutit. Nuk bëhet fjalë për individ të caktuar por për një fenomen. Kemi problem të madh në nivel vendor. Ajo që ndodhi në Lezhë ishte një gjë e rënë dhe për këtë ka përgjegjësi Viktori. Ai që ishte si kryetar që kishte lënë Viktori vuri bashkëshorten më idenë se do të bëhej nënkryetar partie. Pasi nuk u bë nënkryetar iku nga partia te Lali Eri dhe mori dhe bashkëshorten. Statuti nuk bëhet për një njeri bëhet për 30 vitet e ardhshme. Kryemadhi në rast se dëshiron të kandidojë për presidente është e mirëpritur. në rast se do të kandidojë për poste të tjera është e mirëpritur por pasi Konventa të zgjidhë çështjen e statusit. E bëjmë për të zgjidhur problemin e nepotizimit. Ne do ta çrrënjosim nepotizmin nga administrata.  Në drejtësinë e re janë 5 apo 6 nga një familje. Në rast së Monika zgjidhet unë nuk mund të jem më pas komplet drejtues. Do të vazhdoj të kontribuoj, mund të kandidoj për deputet.’- tha Meta.

Ora 11:07
Meta: Atje ku fle kam vënë parullën ‘forcë e parë forcë e paparë!’

 

Kryetari i Partisë së Lirisë në një dalje për mediat foli për riorganizimin e kësaj partie. Meta tha se ecën me qëllime dhe objektiva, ndërsa shtoi se në dhomën ku fle, ka një parullë ‘forcë e parë, forcë e paparë’.

‘Unë jam partizan i organizimit perfekt me data me afate me objektiva çdo ditë. Unë atje ku fle kam vënë pastër forcë e parë force e paparë. Nëse s’do të kishim djegur mandatet do të ishim forcë e parë. Xhixho ka fatin që nuk ka qenë deputete dhe nuk ka lënë mandatin. Falënderoj Erisën dhe Tedin që pranuan të jenë kandidatë të mi. Ftoj këdo koleg që ka një alternativë tjetër të vij në konventë.’- tha Meta.

Ora 11:03
Ilir Meta: Tedi Blushin duan ta ‘vrasin’, por do e bëj sekretar të Përgjithshëm të PL! Unë dua patriot, jo çimkaxhinj

 

Ilir Meta ka propozuar Tedi Blushin si sekretar të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë. Në një konferencë për mediat, Meta foli sërish për tradhti brenda PL, ndërsa tha se ka dëgjuar zëra brenda partisë së Tedi Blushi bën veporimtari armiqësore ndaj Metës.

Madje Meta tha se Tedi Blushin duan ta 'vrasin' (politikisht), ndërsa theksoi se Blushi është patriot dhe se ia ka nevojë për njerëz të tillë dhe jo “cimkaxhinj e cimkaxhesha.”

“Ka ndonjëherë xhelozira kur vijën figura të reja kur vijën në parti. Edhe Tedi ka shkaktuar shqetësime ngaqë bën opozitë të vërtetë. Kam dëgjuar teori edhe në këtë seli që Tedi kryen veprimtari armiqësore kundër Ilir Metës. Ata që falsin ndaj Tedit e kanë me Ilir metën, por s’dalin publikisht. Por do dalin se hallet të çojën drejt nxjerrjes së fytyrës të vërtetë. Këta nuk e kanë me Tedin, por me Metën sepse duan që PL të jetë një vegël e shtetit të kapur nga Edi Rama, i cili ka investuar për të krijuar në këtë parti fraksion Duman, Dvoran, Ardian, të cilin e mirëpres në pallatin e kongreseve, siç mirëpres çdo fraksion tjetër.

Hitleri thonte kur të shkoj në Moskë, Stalinin do ta var të dytin, të parin do var gazetarin e Radio Moskës, i cili lexonte komunikata e Stalinit dhe ushtrisë së kuqe. Thoshte Stalinin do ta vras të dyin. Pse duan ta vrasin këta detin, se nuk bëjnë dot opozitë siç bën Tedin, as s’ka qenë ministër, as ka bërë tender. A bën Tedi gabime patjetër, me atë ritëm që punoj unë, por mbi të gjitha Tedi mëson dhe është patriot. Dhe Ilir Meta ka nevojë për patriot, jo për cimkaxhinj e cimkaxhesha”, tha Meta.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ta rras lala: 20/04/2024 12:54

    Do te jesh presidenti i pergjithshem i burgaxhinjve bashke me Saliun. Argiten Shkelzenin Flamur Noken Klevis Balliun, Belind Kellicin e shume e shume burgaxhijn te tjere.

    Përgjigju
  • Iris: 18/04/2024 01:23

    Dy gjera bien ne sy:1-Meta ka mall per kohen kur ishte president republike dhe tani deshiron te vazhdoje te quhet president edhe pse vetem partie.2-Cimkaxhij/xhesha! Ose e ka fjalen per pergjues e tradhetare te brendshem,gjykuar nga spastrimet e brendeshme dhe ndodhite misterioze te nates me kabllo e hard-disqe,ose e ka fjalen per /cimka/ qe thithin gjak,pra qe jane ne PL vetem per interes e perfitim personal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?