Meta shfuqizon 30 qershori/ Reagimet nga opozita dhe mazhoranca.
Kandidati i PS për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka deklaruar se dekreti i presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar zgjedhjet është nul pasi 30 qershori është i pandalshëm.
'Dekreti i Presidentit eshte nul! 30 Qershori eshte i pandalshem...ne vazhduam dere me dere. Lezhjanet mezi presin ndryshimin !', shkruan Ndreu.
Deputeti i opozitës në parlament Lefter Maliqi e ka quajtur dinjitoz veprimin e Metës për te shtyrë zgjedhjet. Ai deklaron se ky vendim shmangu një përplasje të mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë.
"Veprim dinjitoz prej pushtetari,largpamësi,mbi palet,në shërbim të interesave të vendit dhe të ardhmes Europiane.Vendimi i Presidentit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë,pasi pasojat do ishin shumë të rënda më 30 Qershor deri dhe në viktima.Demokracia do ishte në rrezik,vota e lirë në rrezik dhe e ardhmja Europiane në rrezik.Presidenti uli tensionet tregoj veten që eshtë mbi palët,tregoj veten që eshte student i Dhjetorit 90 me vizion Perëndimor.Veprimi i tij do ngelet në histori, pasi shmangu gjakderdhjen që mund të ndodhte më 30 Qershor dhe shmangu instalimin e Diktatures.Rama të ruaj qetësinë ti thërras arsyes.Basha të ul tonet dhe të shkoj drejt dialogut dhe zgjedhjeve të parakohshme me standarte Europiane dhe ndryshim sistemi elektoral.Sot fitoj Demokracia,fitoj Shqiperia,fitoj e ardhmja Europiane", shkruan Maliqi.
Aleatët e Partisë Demokratike, PDK, LZHK, PR dhe PBDNJ, kanë përshëndetur përmes një deklarate të përbashkët vendimin e presidentit Ilir Meta për anulim të dekretit të datës së zgjedhjeve.
Ata thonë se ky vendim ka qenë zbatim i kërkesës së tyre. Në deklaratën e përbashkët, ndër të tjera ata shprehen:
“Presidenti Republikes me vendimin e sotem per cdekretimin e zgjedhjeve ka shmangur nje konflikt qe do e conte Shqiperine ne drejtime te gabuara Si GQD I kemi kerkuar Presidentit te Republikes pikerisht kete qe beri sot, si rruga e vetme kushtetueseAi eshte autoriteti i vetem qe vlereson kushtetutshmerine e vendimin te tij ne mungeses Te Gjykates Kushtetuese, duke cdekretuar dekretin e tij. Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njekohesisht ka hedhur hapin e pare per nje zgjidhje qe garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme
Qendrimi i Rames eshte sa antikushtetues dhe pucist. Institucionet zgjedhore nuk veprojne me vendim qeverie por me dekret Presidneti. Per sa kohe Presidenti ka cdekretuar zgjedhjet KQZ duhet te ndale funksionimin e Komisioneve zonale dhe procesit zgjedhor. Cdo veprim tjeter eshte i paligjshem dhe antikushtetues. I vetmi Institucion qe mund Te interpretoje vendimin e Presidentit eshte Gjykata Kushtetuese qe nuk egziston prej dy vjetesh e shkaterruar qellimisht prej Rames.Eshte koha per zgjidhje politike. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje te lira dhe te ndershme”, shprehen aleatët.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Ilir Meta nuk mund të shfuqizojë zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha se kërkesa e tij është njësoj si t'i shkruash një letër një pëllumbi me shpresën se do ta marrë Zoti.
"Është e pamundur. Jurisprudenca që një akt i pavlefshëm është i pazbatueshëm. Është njësoj si të shkruash një letër dhe t'ia japësh një pëllumbi me shpresën se do ta marrë Zoti dhe të të plotësojë dëshirat. Ky është edhe akti i presidentit. Ky është akti i fundit i mbylljes së një cikli që nga 2016, kur Meta ishte me ne në qeveri. Asokohe me ne ishte në qeveri por me shpirt kundërshtonte reformën në drejtësi. Prej asaj kohe ne jemi përballur me një aleancë politikanësh të korruptuar. Filloi në 2016 kur SHBA dhe BE i morën prej vesh dhe i sollën në Kuvend dhe votuan reformën në drejtësi. Në shkurt erdhi përpjekja tjetër për të shkatërruar parlamentarizmin duke dorëzuar mandatet por edhe kjo dështoi se sot në Kuvend më shumë se tre të katërtat e deputetëve të opozitës janë në parlament. Parlamenti është edhe funksional si në kuotën minimale edhe në atë maksimale. Dua ta them troç se zgjedhjet e 30 qershorit nuk i luan as topi, jo më Ilir Meta. Zgjedhjet nuk mund të lëvizin. Më 30 qershor këtu do zhvillohen zgjedhje normale", tha Balla.
TA THASHE EDHE PERPARA PARET QE KE PAGU PER ZGJEDHJET TE HIKEN KOT
PërgjigjuPresidenti tregoi edhe njeher qe nuk perfaqeson shqipetaret.Tregon se eshte ushtari me i zellshem i sali qenit.Vajmedet shqiperia nga kush drejtohet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Nga kriminelat
PërgjigjuPusho ti se erdhi Saliu e din ti cfar te thote e cfar te ben pusho se erdhi
PërgjigjuSe harrova, thuj Saliut tat po vjen Shota Haklajve hahahahaha
O zagar po' akoma ne ate mendje jeni prap, po' dhe bufi e kupto se nuk ka zgjedhje, o pederast o kok p.....
PërgjigjuO hajna te Lacit keni bo noj lek