Meta shigjeton sërish Dumanin: Tarallaku që jep intervista off record

8 Korrik, 21:33| Përditesimi: 8 Korrik, 22:31

  • Share

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë mbledhjes së Kryesisë deklaroi se dekretimi i rrufeshëm i zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Himarës pa pritur apelimin, është prova e radhës që tregon kapjen e shtetit dhe drejtësisë nga ajo që ai e quajti “Narkoshteti” dhe Ramaforma, dhe mafia ndërkombëtare që pastron paratë në vendin tonë.

"Nuk mund të rrija pa theksuar flagrancën ku është kapur narko-shteti I Edi Ramëës, dhe Dum-dumanëve të tij, që ka të bëj pikërisht me shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Të cilin, pasi e penguan të betohej duke e burgosur politikisht, si dhe pasi dekretuan rrufeshëm datën e zgjedhjeve në Himarë brenda 2 orëve, pa pritur afatin e apelimit, përkundrazi duke caktuar datën e zgjedhjeve, ditën e fundit të ankimimit, që tregon provën e radhës se kapjes totale të shtetit dhe të drejtësisë nga Narkoshteti dhe Ramaforma, dhe mafia ndërkombëtarë që pastron paratë në vendin tonë", tha Meta. 

Meta shigjetoi edhe kreun e SPAK, Altin Dumani duke përmendur takimin e tij me gazetarët duke u shprehur “torollaku që jep intervista off record”.

"Himara I duhet patjetër, jo se do ta mbroj nga grekët, se detin ky ia ka dhënë me firmë e vulë atyre, siç e dinë të gjithë, dhe nga kjo përgjegjësi nuk do të shpëtojë kurrë ai. Lulzim Basha si Ministër i Jashtëm, që e ka bërë këtë akt si Ministër I Jashtëm, dhe Dum-Dumani i tyre I diplomacisë. 

Gjithçka e mirëpërcaktuar dhe e mirëkoordinuar sipas regjisë, gjithashtu të ekzekutuar personalisht nga Sekretari Gjeneral i Kryeministrit, Engjëll Agaçi, ose ndryshe koordinatori gjeneral Liçit, I cili është shefi i vërtetë i SPAK-ut, dhe këtij torrollakut,  që jep intervista off record. 

Dhe ishte pikërisht Agaçi që edhe për rastin e Himarës, urdhëroi, koordinoi personalisht dhe vuri në zbatim çdo hap procedurial në funksion të projektit kriminal të Edi Ramës, I cili pasi rrëmbeu dhe burgosi Fredi Belerin tani ka për objektiv të rrëmbejë të gjthë Himarën", tha Meta. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Korcari: 10/07/2024 18:08

    O like mu.i ti je pa fe pa atdhe s,ke faj nga vjen ti gjithe familja tende nje luge kishit

    Përgjigju
  • Linda: 09/07/2024 08:55

    Likja super idjoti dhe trafikanti ka surrat dhe fytyre te shaj drejtesin shqiptare!! Si mundet ky te vazhdoj te jete akoma pjese e kuvendit???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?