Presidenti Ilir Meta

Meta: Shqipëria zë vendin e parë në Europë të azilantëve ekonomik, lë pas vende të sapodala nga lufta

22 Janar 2021, 10:27| Përditesimi: 22 Janar 2021, 12:07

  • Share

Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomike. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se këto të dhëna janë nga Eurostat, ku Shqipëria lë pas dhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Sipas kreut të shtetit, lufta kundër varfërisë, hapja e vendeve të reja të punës e anulimi i koncesioneve korruptive ndalojnë shpopullimin e vendit.

Postimi i plotë i Presidentit:

Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile. Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan. Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin. KOHA PËR TË MENDUAR DHE VEPRUAR PËR SHQIPTARËT!

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • life: 22/01/2021 21:22

    patjeter shqiptaret po ikin nga varferia qe e kanoset ju te majt ete djatht,dhe nje gje tjeter shqiptaret ikin per pune kurse femijet e tu ikin te lire ne universitete private me shuma marramendese qe i paguajn vetem oligarket...

    Përgjigju
  • O tej: 22/01/2021 11:19

    Shko more hajdut.

    Përgjigju
  • Vlora: 22/01/2021 10:51

    I vetmi PRESIDENT ne bote qe vjell vrer per Atdheun e tij !!! Ptuuu fare e keqe!! Lere Shqiperine se boll e vodhe kur e kishe ne dore ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?