Kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Meta: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor, ka futur provokator

27 Tetor 2022, 21:22| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 22:50

  • Share

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pranuar mbrëmjen e sotme se Sigurimi i Shtetit ka dashur ta bëjë bashkëpunëtor, madje ka futur edhe provokator, mirëpo tregon se kjo tentativë e tyre ka dështuar. Meta thotë se ai nuk ka pranuar që të jetë pjesë e Sigurimit të Shtetit, duke i qëndruar versionit të tij se nuk është ai "spiuni I.M".

 "Kishim një Ilir Metaj në klasë, babai i tij ishte drejtor i sigurimit të Tiranës. Ai vinte te shtëpia e ime dhe unë shkoja te shtëpia e tij. Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë dhe bashkëpunëtor, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ka futur provokatorë dhe ka dështuar. Unë nuk kam pranuar të bëhem as anëtar i Partisë të Punës, që më interesonte se isha sekretar Rinie. E gjithë kjo përpjekje për të hapur një diskurs të tillë për të hapur një deklaratë që unë e kam treguar është trilluar si një histori. U shtohet një emër nga mbrapa për të trilluar të gjithë historinë. Ka prova shkresore për këtë gjë. Sigurimi kur të bënte, i kanë treguar këtu', tha Meta, në një intervistë televizive. 

Për Metën, e gjitha ka ardhur pasi ai vetë i ka treguar një deputeti socialist historinë se çfarë ka ndodhur në klasën tij, që një shoku i tyre është denoncuar nga një spiun në klasë te Sigurimi i Shtetit që do arratisej dhe nga kjo e kanë përdorur më pas për ta sulmuar. Ai sjell në vëmendje edhe historinë me ish-profesorin e tij, Anastas Angjeli, që ai e ka “sinjalizuar” se duhet të kishte kujdes kur fliste pasi në klasë kishte një spiun, e kjo për Metën tregon mjaft qartë se ai nuk mund të kishte qenë kurrsesi spiuni.

“I kam thënë zotit Anastas Angjeli, një ditë pas ekzekutimit Çaushesku deklaroi se “situata është keq, si këtu te ne”, dhe kur kam dalë nga klasa, i  kam thënë “më gjëra të tilla në klasën tonë, mos thuaj”, e bëra që të ruhej dhe të kishte kujdes”, tha vijoi Meta.

Ish-presidenti tha se akuzat ndaj tij janë të sajuara nga një person me inicialet A.H. dhe kryeministri Edi Rama. Sipas tij, ka qenë pikërisht A.H. që ka dërguar emailin anonim që Autoriteti i Dosjeve të nisi verifikimin kundrejt premtimeve false të Ramës, ndonëse ka zgjedhur që të mos i tregojë emrin.

“ A.H është personi që ka qenë personi në zyrën e tij që ka marrë përsipër falsifikimin e dosjes i cili ka dërguar një e-mail anonim dhe ka pritur këtë e-mailin dhe njëkohësisht ka treguar se ku ishte kjo pjesa që Meta me përgjues përgjonte shokun e tij. Unë po të them që avokatit tim nuk i jepet edhe sot e kësaj dite nga Autoeriteti vendimet që janë marrë që ia kanë çuar Kuvendit, nuk ia japin ndërkohë që e kanë detyrim. Këtu është një letër që më 28 korrik, 2 ditë pasi u tromaks Lindita. Vasili i ka dërguar kërkesë për informacion. Dhe ajo i ka kthyer, në të tregohet se Autoriteti ka bërë verifikime të paligjshme, duke marrë përsipër edhe pa qenë gjeneralitetet e mia mbi të. A.H është një person që ishte premtuar se do të bëhej kryetar i Autoritetit. Ishte një torollak”, tha Meta.

Identiteti i spiunit ‘I.M’ ka trazuar politikën, socialistët akuzojnë se pas tij fshihet Ilir Meta madje kanë miratuar edhe një ligj në Kuvend që i hapë rrugë verifikimit të politikanëve të nivelit të lartë që janë shqyrtuar më herët nga Komisionet “Mezini”-“Bezhani” të rifuten në sitë, sepse ligji e pengonte më parë. Tashmë Autoriteti i Dosjes, që nga dita kur ligji të hyjë në fuqi do të ketë mundësi të hapë dosjet dhe të verifikojë nëse ‘I.M’ është Ilir Meta apo ajo. Për këtë socialistët bashkuan votat në Kuvend me grupin e Alibeajt. Një gjë e tillë është komentuar nga ana e Berishës dhe Metës si një sulm politik, për shkak të frikës nga opozita e tyre. Për këtë, Meta ka ngritur edhe një padi ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Ora 22:09
Meta: Rama la basketbollin se një sportist tjetër e ‘shqepi’ dhe nga dëshpërimi iku, e njëjta do i ndodhë në politikë

1666867081_Screenshot6.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se do e largojnë kryeministrin Edi Rama, njësoj siç është larguar nga basketbolli. Për këtë, Meta tregoi versionin e tij mbi motivet që e shtynë kryeministrin për të lënë këtë sport.

“Bëri sfidë me një basketbollist më të mirë dhe ai e shqepi dhe ai nga dëshpërimi e la fare”, tha Meta.

Ora 21:39
Meta: Rama e ka ndryshuar emrin nga Edvin në Edi për shkak të problemeve serioze që ka

1666867049_Screenshot5.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ai e ka ndryshuar emrin nga Edvin në Edi për shkak të problemeve serioze, por pa treguar se për çfarë.

“Rama ka ndryshuar emrin për probleme serioze. A isha në dijeni kur ishin në aleancë? E kam dëgjuar, e kam marrë me sportivitet, por do flasim në të ardhmen”, tha Meta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigrant usa: 28/10/2022 13:59

    hajdut kriminel manipulues tradhtar i kombit gjitha te zezat i ke o hajduti i shhekullit ilir meta alias metaj, prandaj gjeja me e mire per kete vend te keqtrajtuar qe 30 vjet do ishte qe tibashke me sorrollopin tend te gjykohen ketu e pse jo edhe ke mali me gropa

    Përgjigju
  • anna: 28/10/2022 09:26

    Ti ke qene dhe je me shume se nje spiun .

    Përgjigju
  • anna: 28/10/2022 09:24

    Filluan grate e perdala ti nxjerrin njeri-tjetrit hordheqet. Medet per ne o popull ke kemi pasur per udheheqes tradhetare ndaj popullit dhe vendit tash 32 vite.

    Përgjigju
  • Gjergj: 28/10/2022 08:00

    Deri dje, NUK KISHTE TÈ BÈNTE ABSOLUTISHT FARE ME KÈTO PUNÈ SPIUNÈSH. Papritur, "i ra ndèrmend" qè ai Ilir Metaj tjetèr,,,ai ishte me sigurimin. Nesèr do dalè me siguri, tè thotè se ata tè sigurimit, ia mbanin dorèn me dhunè qè ky tè nènshkruante,,,,,,,ai tjetri I.M, natyrisht.

    Përgjigju
  • BENI: 28/10/2022 01:04

    PO TI E DI O ILIR META historine tende,,,,donte iliri te matej me nje mundes shume te mire ,,filloi ndeshja dhe ai e vuri perfund meten ne 1 minute,,,,por e zuri nga mbrapa,,,dhe ilirit ju cane breket dhe ai nuk iu nda per 1 ore,,prandaj e la iliri mundjen....

    Përgjigju
  • Cepani: 27/10/2022 23:07

    Dal nga dal po vjen behari… sec na solli nje spiun Skrapari

    Përgjigju
  • 007: 27/10/2022 23:05

    Po ke qene spiun me deshire je rekrutuar o kokelope Skrapari.

    Përgjigju
  • DREXHEP KASAP LEKA [ KEPI ]: 27/10/2022 22:47

    NJË hajdut me zë e me figur që u pa nga e gjith Shqipria. E ky karagjos me emrin Ilir Metaj del e vazhdon e bën politik për medja e fëlliqsira Shqiptare.

    Përgjigju
  • Kik: 27/10/2022 22:00

    Dal nga dal po e pranon spiunin

    Përgjigju
    • gega: 27/10/2022 23:34

      jo spo e pranon por po shtron terrrenin per ta kundershtuar. po thote disa te verteta te pergjithshme e kujt nuk ju afronte sigurimi ne ate kohe. ky ja hodhi 700 me ze e figure mos ti shpetoj kesaj vetem se kesaj rradhe eshte pa pushtet politik dhe me ameriken kunder prandaj po i dridhet toka nen kembe!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?