Presidenti Ilir Meta

Meta: Situata e COVID po përshkallëzohet! Të merren masa, të mos trajtohen pacientët në ambulanca! Duhet organizim më i fortë

6 Dhjetor 2020, 16:21| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 16:38

  • Share

TIRANË- Rastet e shumta ditore me COVID-19, për presidentin Ilir Meta janë një tregues se situata e pandemisë në vendin tonë është përshkallëzuar, për pasojë i kërkon qeverisë që të reagojë!

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku i ka bashkangjitur një foto teksa  shfaqet me maskë, Meta thotë se duhet një organizim më i fortë që u jep përgjigje qytetarëve në një kohë sa më të shpejtë, pasi vonesa mund të sjellë pasoja të rënda. Për këtë arsye sipas tij, nuk duhet të trajtohen pacientët në ambulanca.  Nisur nga kjo, Meta shton se qeveria nuk duhet të kursejë dhe duhet që të mobilizojë të gjithë resurset njerëzore.

"Shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës së pandemisë COVID-19. Rastet e shtuara të humbjeve së jetëve, si dhe të qytetarëve të infektuar, përbëjnë një preokupacion madhor. Shtimi i urgjencave me qytetarë të prekur nga COVID-19 në gjendje të rëndë, të cilët vijnë drejt spitaleve të Tiranës dhe detyrohen të presin gjatë në autoambulanca, kërkon marrjen e masave të menjëhershme, që kjo situatë të mos përsëritet.

Kërkohet një organizim i fortë, që u jep përgjigje të menjëhershme problemeve të shumta dhe shpesh të dhimbshme të qytetarëve lidhur me COVID-19. Çdo ankesë e qytetarëve, duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe në mënyrë urgjente, pasi çdo vonesë rrezikon jetë dhe kjo është e papranueshme.

Qeveria duhet të bëjë maksimumin në këtë luftë me pandeminë, duke mos kursyer financimet e nevojshme dhe mobilizimin e organizuar të të gjitha resurseve njerëzore për përballimin e saj. COVID-19 është një armik i rrezikshëm dhe duhet trajtuar si i tillë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari", shkruan Meta.

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 840 raste të reja dhe 16 viktima në 24 orë, mes viktimave është ish-kampioni i notit, Ilir Gjebrea i njohur me nofkën "peshkaqeni".

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhikja: 07/12/2020 14:03

    Xhblloko Gjykaten Kushtetuese ti njeri i lig ordiner qe e mban peng me zaret e tu Vitore Tushen e Marsida Xhaferrllari,lere Kovidin te merem mjeket e te bejne punen e tyre sic po e bejne,dorzo gjene e vjedhur keto 30 vjet e mos na caj menderen ,pacavure Skrapari.

    Përgjigju
  • Likja: 07/12/2020 13:39

    Nje "urim" nga shpirti me del:Ilir Meta ju zente Kovidi familjarisht e paci mallkimin tone gjithe jeten more hajdut bastard ordiner.

    Përgjigju
  • Leni: 06/12/2020 19:18

    Ketyre po ju digjet shpirti per fukarallekun e popullit, familja me e korruptuar dhe me kriminale ne shqiperi. https://www.youtube.com/watch?v=NWkA2gLia4U&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0YyPeORCGvOy_Sc0ymFyL1IwuxZfpwDb9CHQ2WivljhUNgs2Wtxw-1WuE

    Përgjigju
  • O tej: 06/12/2020 18:51

    O Metmuti hajduti kthe Vilen ne Gjirin e Lalzit ne spital Covid qe e je ngrirur me gjakun e shqiptareve

    Përgjigju
  • FATMIRI: 06/12/2020 18:29

    MERI TI NJA 10 VET ÇOJ TE VILA NE LALEZ 50 TI MARI MONA SE KA APARTANETE SA TE DUASH JOT SHOQE O ZAGAR PLERE

    Përgjigju
  • Emigranti: 06/12/2020 17:16

    Zoti president pse nuk jepni vilat tuaja buz detit per te semuret sepse ketej nga italia doktoret thon qe klima buz detit te sheron

    Përgjigju
  • Tirona: 06/12/2020 16:52

    Te trajtohen ne ate klinike ku u trajtu"zonja e pare" qe na cante trapin per dite duke thene se sna kap virusi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?