Meta s’pranon humbjen dërrmuese, gjen ‘provën’ e vjedhjes së zgjedhjeve: E patë sa ka rënë euro?!

15 Maj 2023, 16:47| Përditesimi: 15 Maj 2023, 16:48

  • Share

1684058968_saliberishailirmeta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, njëherësh kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Meta ashtu sikurse Berisha nuk ka pranuar humbjen e thellë në zgjedhje.

Sipas tij, gjithçka e ka bërë narkoshteti e narkozgjedhjet dhe për këtë si ekspert ekonomie nxjerr dhe analizën “shteruese”. Shikojeni sa ka rënë euro thotë Meta, të cilën e konsideron si arsye të qenësishme të humbjes dërrmuese së tij me koalicionin me Berishën.

“Narkozgjedhjet e narkoshtetit!

Zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri u asgjësuan që pa filluar.

Duke mos e regjistruar opozitën në mënyrë të paligjshme, duke hequr komisionerët dhe numëruesit e opozitës. Duke përdorur tatimorët për presion ndaj çdo biznesi, duke kërcënuar votuesit e opozitës me gojën e kryeministrit, për pasojat që do të kishin nëse votonin për opozitën.

Por zgjedhjet u asgjësuan edhe ditën e zgjedhjeve, me zhbërjen e elementit themelor të sigurisë në zgjedhje, që ishte identifikimi elektronik i zgjedhësve, duke i kthyer qendrat e votimit në vende ku u dhunua hapur ligji dhe ku u ushtrua presion i pashembullt duke u mbushur me qindra drejtorë ministrish, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë bashkie, administratorë komunash e nëpunësa gjithfarësh, përfshirë dhe policë e banditë.

E gjithë kjo me mbështetjen e hapur nga grupet kriminale dhe te narkotrafikantëve, që fatkeqësisht u bënë njësh me Policinë e Shtetit.

Shqiptarët dhanë një mesazh shumë të rëndësishëm guximi duke marrë pjesë ne këto zgjedhje dhe duke u përballur me presionin mafioz të narkoshtetit.

Narkozgjedhjet i nxorrën në shesh hapur të gjithë narkomanipuluesit e qeverisë, të cilët janë të evidentuar me emër dhe mbiemër.

Çdo veprim i tyre është evidentuar dhe mijëra fakte rëndojnë mbi ta. Euro humbi 10% të vlerës, aq shumë është përdorur ajo për të influencuar votuesit.

Populli shqiptar është shumë më i madh se sa narkoqeveria dhe Demokracia e Ndryshimi që ai meriton, është i pashmangshëm.

Asnjë narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.”- shkroi Meta.


Lajmi kryesor:

Humbja drastike e 'BF', Berisha-Meta s'pranojnë zgjedhjet! Ish-Kryeministri: Ditë e zezë për demokracinë! Kreu i PL: Narkozgjedhjet e narkoshtetit


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?