Meta sulmon Bashën për djegien e mandateve: Mashtrues ordiner! Isha kategorikisht kundër bastit të çmendur

25 Korrik 2022, 19:54| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 20:23

  • Share

 

Ilir Meta nuk ka hezituar të sulmojë Lulzim Bashën për djegien e mandateve duke e cilësuar si mashtrues ordiner. Në fjalën e tij në Konventën Kombëtare tha se ka qenë kundër bastit të opozitës për të lënë parlamentin në shkurt të vitit 2019.

“Secili duhet të marrë përgjegjësitë e tij dhe duhet të nisemi në përfundimin e këtij eventi të rëndësishëm me vendimin e madh për të takuar çdo qytetar që ti themi se ka vetëm një zgjidhje. Kemi provuar çdo gjë por zgjidhja është të zbatohet Kushtetuta, instrumenti që me referendum populli e vendosi në 1998 për ta ushtruar sa herë të deleguarit abuzonin.

E dimë që është bërë çdo gjë për ta bllokuar referendumin nga një grup politikanësh që shpesh bëjnë teatër nëpër media, nuk bëjnë gjë veçse plaçkitin çdo ditë popullin e Shqipërisë. Viktima është populli. Edhe ju ishit target i tyre gjatë 5 viteve që kaluan dhe më duhet që të mos kthehem në analizë, ti bëj të qartë çdo anëtari e simpatizanti të LSI por edhe çdo qytetari të Shqipërisë që Ilir Meta ka qenë kategorikisht kundër bastit të çmendur për ti besuar një mashtruesi ordiner që të gënjen pa kuptim duke djegur mandatet, duke lënë parlamentin, duke bojkotuar pushtetin vendor.

Djegia e mandateve ishte planifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë, nga oligarkët se duhej braktisur dhe pushteti lokal”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

LSI bëhet 'Partia e Lirisë'! Meta në krye si nacionalist: Ia vlen të vdesësh për Shqipërinë, na rrezikohet sovraniteti dhe Kosova, do përballemi me tradhtarët


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?