TIRANE-Presidenti Ilir Meta përmes zëdhënësit, Tedi Blushi ka sulmuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por edhe ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së.
Tedi Blushi thotë se teksa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte kundër ministres Gjonaj pas kallëzimit të Ilir Metës në SPAK për 4 vepra penale, ajo shfaqet 'si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë', ku në fakt ishin edhe ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe i OSBE-së.
Zëdhënësi i Presidentit e cilëson si tallje me Reformën në Drejtësi, "pandëshkueshmëria, padrejtësia dhe pafytyrësia kanë arritur majat" thotë ai.
"Tallja dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale.
Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia! Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s'mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! Turp! Shame on you!" shkruan ai.
Reagimi i Blushit duket se është edhe një 'hakmarrje' kundër ambasadores së SHBA-së, që mbrëmë u distancua nga Presidenti shqiptar Ilir Meta, që përdori flamurin amerikan në tubim.
Turp per njerezit qe dalin si dele
PërgjigjuNuk e kuptoj se cfare njerzish jemi. Lexoj komentet ketu poshte e me vjen te qaj. Pa gjak, pa kulture , pa dashuri per vendin, pa asgje. Dilni si dele prapa njerit e prapa tjetrit. Per nje sufllaqe e keni shitur shpirtin. Mjere ato pak njerez me dy pare mend qe rrin akoma tek ky vend
PërgjigjuA e pate kokepalarin ILIR SALI META
PërgjigjuIk or mut se na qelbe vendin...!
PërgjigjuIlir e hëngre në bythë shkopin e flamurit kësaj rradhe... Dridhu e spërdridhu po brënda e ke..
Përgjigjuky buzeshtremti eshte zedhenes, apo zv.president ?! Ik o hale ik se e ke qelb fare !!!
Përgjigju