Meta sulmon Ramën me Migjenin: Grushti ndaj malit që s'bzan është ende një kryesimbol

26 Gusht 2020, 17:37| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 17:39

  • Share

TIRANE-Në 82-vjetorin e ndarjes nga jeta të Migjenit, Presidenti Ilir Meta e kujton me një shkrim të Moikom Zeqos të botuar në 2017, ku ndër të tjera shprehej se "Grushti migjenian ndaj malit që s'bzan është ende një kryesimbol".

Referuar aktualitetit në Shqipëri, kreu i shtetit thotë se sot ky mal është demokraci e keqpërdorur barbarisht, është korrupsioni i llahtarshëm, shkatërrimi i shtetit, degradimi i shoqërisë, përdhosja e moralit.

"Në 82-vjetorin e kalimit në përjetësi të poetit kombëtar, Migjeni, vetëm një personalitet i madh, si i paharruari Moikom Zeqo, mund t'i analizonte kaq mjeshtërisht simbolikat e forta të kryeveprave të Tij:

“O, si nuk kam një grusht të fortë” – kjo thirrje e apostrofuar e Migjenit është e shumëkuptimshme.

Migjeni flet për një grusht shpirtëror ndaj së keqes shekullore, prapambetje e mendësisë së gurëzuar...

Sa intelektualë shqiptarë, fatkeqësisht, turpërisht, përsëritën servilizmin ritual, duke përdhosur kështu vetveten.

Mali që s’bzan!

Sot ky mal është demokraci e keqpërdorur barbarisht, është korrupsioni i llahtarshëm, shkatërrimi i shtetit, degradimi i shoqërisë, përdhosja e moralit...

Grushti Migjenian ndaj malit që s’bzan, është ende një kryesimbol.

Të plogëtit, le të vegjetojnë, në kalbësirën e tyre morale, kundërmuese, sulfurike, fosilizuese, vetëshkatërruese përfundimisht, fatalisht.

Duket sikur Migjeni nuk shkruan thjesht me fjalë. Shqyen kohërat. Kohërat e prapambetjes dhe të vonesave mendore. Konstrukton shpresën. Për një të ardhme të denjë kombëtare dhe njerëzore" shkruan Meta.

Komento

Komente

  • Ilir meta e vërteta: 27/08/2020 03:13

    O ilir meta e vërteta që ti je hajdut e paçavure o masksra bure. Ti e kupton shum mir që gjith populli shqiptar të urfen o k*rr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?