Presidenti Ilir Meta dhe Michael Granoff

Politikë

Meta takim me kreun e AADF-së: Mirënjohës për mbështetjen që i keni dhënë bizneseve shqiptare

24 Shtator 2018, 10:14| Përditesimi: 24 Shtator 2018, 10:24

  • Share

SHBA- Presidenti i vendit, Ilir Meta, pas takimit me komunitetin shqiptar në kishën “Zoja e Shkodrës”, ka takuar edhe kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff në New York.

Meta është shprehur mirënjohës për mbështetjen që AADF i ka dhënë bizneseve shqiptare dhe se kontributi i saj ka forcuar miqësinë mes dy kombeve.

Mirënjohës për mbështetjen e AADF për bizneset shqiptare. Mirënjohës për mbështetjen e AADF për promovimin e burimeve të Shqipërisë. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, ka dhënë një kontribut të madh për forcimin e miqësisë midis dy kombeve.

Ilir Meta, president

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?