Politikë

Meta takim me kreun e sapozgjedhur të KLSH-së, e uron për detyrën: Institucioni të funksionojë i pandikuar politikisht

14 Korrik 2020, 13:44| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 13:45

  • Share

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Arben Shehun, kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Meta fillimisht i uroi suksese në detyrë  dhe kërkoi që veprimtaria e Kontrollit të Lartë të Shtetit të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës,”- u shpreh Meta.

Presidenti Meta theksoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Ndërkohë Arben Shehu e garantoi presidentin për ushtrimin me transparencë të funksioneve kushtetuese të institucionit për të cilin është votëbesuar ta drejtojë, në mënyrë profesionale dhe të depolitizuar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 14/07/2020 17:16

    Ho me ja caktove kuoten mujore eeee. O burra se po vijne zgjedhjet tani. Duhen lek per fushate.

    Përgjigju
    • Monik Lavire: 14/07/2020 23:00

      Jepi Like Floriri te ka Mona xhan e kurban

  • O tej: 14/07/2020 14:38

    Meta hajdut pret kollovarin e tij

    Përgjigju
  • ekonomisti: 14/07/2020 13:54

    Presidenti met-haj e uroi kryetarin e ri se KLSH duhet te respektoje ligjet. Po deri tani KLSH a i ka respektuar ligjet, apo eshte sllogan qe duhet te dale nga goja prej florini e presidentit ?

    Përgjigju
  • AULONA POL: 14/07/2020 13:51

    Nje derr qe e kem rritur vete e di se sa kile peshon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?