Presidenti Ilir Meta është takuar me Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler.
Përmes një publikimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shkruan se vlerëson miqësinë e hershme mes dy vendeve dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë, sinë marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ndaj procesit të integrimit evropian.
Gjatë takimit, presidenti theksoi se sfida më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës. Sipas Metës shprehet se ato janë kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre evropiane në vendin tonë.
Lajmi kryesor:
Ministrja për BE-në e Austrisë: Përgëzime për 25 prillin, vijoni reformat për integrimin! Xhaçka: Anëtarësisimi të përshpejtohet! Mazi: Jemi para vendimeve të rëndësishme të Unionit
J.GJ./ReportTv.al