Presidenti Ilir Meta me përfaqësuesit e shoqatës 'Durrësi'

Kronikë

Meta takim me përfaqësuesit e shoqatës ‘Durrësi’: Mbrojtja dhe promovimi i vlerave historike na bëjnë krenarë

20 Janar 2019, 15:44| Përditesimi: 20 Janar 2019, 15:59

  • Share

Kreu i shteit , Ilir Meta priti në një takim këtë të dielë kryesinë e shoqatës “Durrësi” të përfaqësuar nga intelektualët Shpëtim Metani, Lumturi Ngjala, Agim Shehi, Rifat Bilali dhe Gjon Huli.

 Teksa vlerësoi kontributin kësaj shoqate  për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave kulturore Presidenti Meta foli  për rëndësinë dhe prioritetin që i duhet kushtuar trashëgimisë së pasur historike, arkeologjike dhe kulturore të kësaj treve turistike.

 “Durrësi është një xhevahir i çmuar i historisë së Shqipërisë, për vlerat e spikatura patriotike, intelektuale, artistike e kulturore, si vatër e rëndësishme e atdhedashurisë dhe dijes nga ku kanë dalë personalitete të shquara në të gjitha fushat. Por veçanërisht për trashëgiminë e pasur, autentike dhe të jashtëzakonshme arkeologjike, që e dallon nga trevat e tjera duke e kthyer në një atraksion të rëndësishëm turistik. Mbrojtja dhe promovimi i këtyre vlerave që na bëjnë krenarë si shqiptarë duhet të jetë një prioritet madhor për të gjithë ne.Sepse duke dashur vendlindjen, rrënjët tona, të parët tanë dhe trashëgiminë e vyer që na kanë lënë, fëmijët dhe të rinjtë do mund të ndërtojnë një të ardhme më të sigurtë në Shqipëri. Duke vlerësuar punën e shkëlqyer me pasion e përkushtrim që keni bërë në këtë drejtim, ju inkurajoj të vijoni më tej”, - u shpreh Presidenti Meta.

Përfaqësuesit e shoqatës “Durrësi” e falënderuan Kreun e Shtetit për vëmendjen e treguar ndaj këtij qyteti dhe promovimit të vlerave kombëtare, duke i shprehur dëshirën për një bashkëpunim më të ngushtë për këtë qëllim të përbashkët

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?