Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Zef Morina dhe delegacionin që e shoqëronte ku mori pjesë edhe kreu i PDK-së, z.Nard Ndoka.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta është shprehur se pavarësisht kohëve të vështira që po kalojmë Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjithë fushat.