Ministrin e Jashtëm të Konfederatës Zvicerane, Ignazi Cassis dhe presidenti Ilir Meta

Meta takim me ministrin e Jashtëm të Zvicrës: Mirënjohje për ndihmën e dhënë për dëmet nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë

24 Nëntor 2020, 11:26| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 11:29

  • Share

Presidenti Ilir Meta priti në një takim Ministrin e Jashtëm të Konfederatës Zvicerane, Ignazi Cassis, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Kreu i Shtetit theksoi se ky jubile është një moment i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm në historikun e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bilanci i bashkëpunimit në këtë gjysëm shekulli është shumë i pasur dhe i larmishëm, veçanërisht në 30 vitet e fundit.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra ka dhënë ndaj Shqipërinë përgjatë procesit të konsolidimit të institucioneve shqiptare dhe në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, infrastrukturë dhe energji, kujdesin shëndetësor dhe arsimin profesional.

Presidenti shprehu mirënjohjen për ndihmën e Zvicrës në përballimin e pasojave të 26 nëntorit 2019, në ndihma e fonde të veçanta, si dhe vlerësoi ndihmën e saj për Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së Covid -19 .

Kreu i Shtetit falënderoi Ministrin e Jashtëm zviceran për përkrahjen dhe mundësitë, që i kanë krijuar komunitetit shqiptar në Zvicër, i cili është shembull i integrimit dhe kontributit në forcimin e marrëdhënieve tona, duke u kthyer një urë të shëndoshë e të qëndrueshme për të tashmen dhe të ardhmen e tyre në të gjitha fushat.

“Të dy vendet dhe popujt kanë shumë arsye të krenohen për marrëdhëniet e shkëlqyera shumë dimensionale dhe miqësinë e lidhjet mes tyre, në këtë përvjetor të rëndësishëm të tyre”,  nënvizoi Presidenti Meta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?