Presidenti Ilir Meta

Meta takohet me banorët: Qeveria të bëjë transparencë për projektet në zonën Vlorë-Orikum!

19 Janar 2021, 13:24| Përditesimi: 19 Janar 2021, 14:55

  • Share

TIRANË-- Presidenti Ilir Meta është takuar me banorë të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatet për të biseduar lidhur me projektet të parashikuara të realizohen në zonën Vlorë-Orikum. 

Ai ka vënë theksin te mungesa e transparencës nga ana e qeverisë sipas tij për rrugën Vlorë-Orikum.

"Ju përgjigja me shumë përgjegjësi kërkesës së banorëve të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, për t’u takuar e biseduar hapur me ta lidhur me projektet infrastrukturore të parashikuara të realizohen në zonën Vlorë-Orikum.

Më njohën me shqetësimin e drejtë se deri tani asnjë autoritet shtetëror, qendror apo vendor, nuk është konsultuar me ta, aq më tepër t'i ketë dëgjuar propozimet për zhvillimin e pronave të tyre dhe të zonës në tërësi, që ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe turistik. Çdo zë banori, çdo vërejtje apo sugjerim, duhet të dëgjohet, të mbahet shënim dhe të vlerësohet. Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm të zonave bregdetare, nëse nuk respektohet e drejta e pronës.

Kjo është detyrë primare për Qeverinë edhe në hartimin e implementimin e projektit të “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”. Çdo projekt duhet të jetë i mirëmenduar dhe të respektojë të drejtat themelore kushtetuese të banorëve dhe pronarëve.

Fatkeqësisht, klientelizmi dhe neglizhenca ndaj interesave të banorëve, kanë sjellë shkelje të parimeve të barazisë përpara ligjit, cenim të të drejtave legjitime dhe të drejtën e tyre për një proces të rregullt ligjor.  Aty ku nuk ka transparencë, ka gjithmonë paligjshmëri", shkruan Meta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vali: 19/01/2021 16:33

    po armando cakrani,hajduti me i madh i tokave ne hipoteken e viteve te pd

    Përgjigju
  • Ö tej: 19/01/2021 14:33

    O Ilir Metmuti hajduti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?