Presidenti Ilir Meta është takuar me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ku Meta ka publikuar edhe fotot gjatë takimit, ai shkruan se vlerëson marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, , të qëndrueshme dhe me ecuri pozitive ndër vite, në të gjitha fushat me interes reciprok.
Ai shkruan se gjatë takimit ka falënderuar kryeministrin Janša për mbështetjen e dhënë nga Sllovenia në procesin e integrimit evropian, duke shtuar se ajo do të mbetet një avokate e integrimit të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Meta në fund të postimit të tij shkruan se është i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë rajonal dhe thellimi i reformave të brendshme, me qëllim final integrimin evropian.
Pasditen e djeshme është zhvilluar në Slloveni samiti i Brdo-Brijunit, i cili shënon edhe 10-vjetorin e kësaj nisme rajonale për bashkëpunim.