Presidenti Ilir Meta dhe ambasadori i ri i Rumanisë në Shqipëri

Meta takon Ambasadorin e ri të Rumanisë: Mirënjohje për mbështetjen tuaj në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë

12 Shkurt 2021, 10:40| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 10:43

  • Share

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka bërë me dije takimin me Ambasadorin e Rumanisë, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti shkruan se gjatë takimit i ka uruar sukses në misionin e tij për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale shumë të mira mes Shqipërisë dhe Rumanisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

“Në themel të marrëdhënieve historike mes popujve tanë qëndron aktiviteti i çmuar i diasporës shqiptare në Rumani për ruajtjen e traditës, gjuhës e kulturës shqipe, por veçanërisht kontributi i saj i vyer për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.”, shkruan Meta në fund.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?