Ilir Meta, president dhe Dimitris Avramopoulos, Komisioneri Europian për Migrimin

Politikë
Top 24

Meta takon Avramopoulos: Bashkëpunim për sigurimin e kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar

5 Tetor 2018, 10:20| Përditesimi: 5 Tetor 2018, 10:22

  • Share

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Komisionerin Europian për Migrim, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos. 

Presidenti vlerësoi nismat flamur të Komisionit Europian për “Forcimin e angazhimit për Sigurinë dhe Migracionin” dhe për “Forcimin e Shtetit Ligjor”, dhe arritjen e marrëveshjes që mundëson operimin e ekipeve të Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Rojes Bregdetare (FRONTEX) në Shqipëri. 

“Bashkëpunimi më i afërt për menaxhimin e migracionit, sigurimin më të mirë të kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar, është jo vetëm i mirëpritur por edhe i domosdoshëm kundrejt sfidave të mëdha me të cilat përballemi”, - u shpreh Presidenti Meta.

Duke folur për synimin që vendi të çelë negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm, Kreu i Shtetit konsideroi përparësore rezultatet konkrete në përmbushjen e reformave kyçe. “Çështjet e shtetit ligjor dhe të së drejtës mbizotërojnë jo vetëm agjendën europiane të Shqipërisë por edhe aktualitetin në vend”, - theksoi Presidenti Meta. 

Presidenti Meta vlerësoi zhvillimin në Tiranë të Ministerialit për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, si një tjetër dritare mundësie që nxit frymën e bashkëpunimit rajonal dhe europian. 

Presidenti falënderoi Komisionerin Avramopoulos edhe për raportin pozitiv të Komisionit Europian që rekomandoi liberalizimin e vizave me Kosovën, qytetarët e së cilës meritojnë ta gëzojnë plotësisht sa më parë këtë të drejtë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?