Politikë

Meta takon komisionerin e pakicave dhe vlerëson kryesimin e OSBE: Do forcojmë bashkëpunimin

3 Shkurt 2020, 20:39| Përditesimi: 3 Shkurt 2020, 20:42

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar marrjen e kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria gjatë takimit që zhvilloi me Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare, Lamberto Zannier. Sipas zyrës së shtypit, Meta dhe Zannier shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin përgjatë vitit të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.

Kreu i shteti vlerësoi komisionerin Zannier për përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri, ndërsa garantoi përkushtimin e tij për të respektuar të drejtat kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, pavarësisht përkatësisë etnike.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?