Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer me të cilin ndanë idenë se zbatimi i reformës në drejtësi është e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.
'Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE' njofton presidenca
Meta dhe Palmer theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës së përbashkët europiane, ndërsa në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.
Gjatë vizitës së tij në SHBA, Meta zhvilloi një takim dhe me kongresmenin Eliot Engel, i njohur si mik i shqiptarëve dhe afeksionit që ai ka për Shqipërinë. Meta dhe Engel diskutuan për forcimin e partneritetit dhe marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.
'Përherë i lumtur të takohem me mikun e çmuar të kombit shqiptar, Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan. Në bisedën e përzemërt dhe të hapur, vlerësuam rëndësinë e partneritetit strategjik dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.
Si njohës i shkëlqyer i rajonit, ai është edhe një përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor, dhe forcuar lidhjen tonë transatlantike' shkruan Meta në Facebook.
Gjithashtu kreu i shteti është takuar edhe me kongresmenin Steve Watkins, me të cilin u diskutua në lidhje me luftën kundër terrorizmit.
'Kongresmeni Steve Watkins i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë është pjesë e gjeneratës së ardhshme të lidershipit të madh amerikan. Vizioni, guximi dhe përvoja e tij në luftën kundër terrorizmit është e mirënjohur. I lumtur që ai mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!' mbyll Meta postimin e tij.
E kishe bllokun o lo... e Skrapari?
PërgjigjuO Zot, si mund te pritet nje fosile si ky, me kafke te kohes se neandertalit. Nje kokegdhe dhe kriminel si ky qe kenaqet duke vjedhur dhe poshteruar popullin e tij me instiktin e nje fshatari hajdut...
Përgjigju