Meta takon Konjufcën: Liberalizmi i vizave për Kosovën i domosdoshëm, duhet të ndodhë sa më parë

23 Korrik 2022, 11:11| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 11:14

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Gluk Konjufca. Meta ka nënvizuar rëndësinë e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës, ku është shprehur se duhet të ndodhë sa më parë.

"Një takim vëllazëror në Prishtinë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Kënaqësi të ndaja vlerësimet për përparimin e gjithëanshëm të Kosovës, që gjithmonë e më shumë po konsolidohet si faktor paqeje, sigurie, stabiliteti, demokratizimi dhe europianizmi në rajon. Kosova ka hedhur themele të forta e të qëndrueshme të shtetndërtimit, duke përqafuar vlerat dhe parimet më të larta demokratike, respektin për liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, mbrojtjen më sipërore të pakicave, e përkushtuar për funksionimin e demokracisë parlamentare, që respekton parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve, që synon sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë, në veçanti se si llogaridhënia qeverisëse sigurohet përmes institucionit më jetik të demokracisë përfaqësuese, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Me rëndësi për forcimin e gjithëanshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, konkretizimi me nisma ligjore të marrëveshjeve ndërqeveritare. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë", shkruan Meta. 


Lajmi kryesor:

Meta vijon vizitën e fundit si President në Kosovë, takime me Kurtin dhe Konjufcën: E rëndësishme forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?