Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri i Hungarisë Victor Orban

Politikë

Meta takon kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban: Zhvilluam një bisedë të hapur, të ngrohtë e produktive për shumë çështje në dobi të qytetarëve

6 Korrik 2021, 18:32| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 18:35

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka takuar takuar kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban. Meta ka ndarë në rrjetet sociale në video ku thotë se është gjithmonë kënaqësi të takohesh me kryeministrin Orban, për të cilin shton se është mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderon për pritjen.

Meta shkruan më tej se ka zhvilluar në bisedë të hapur të ngrohtë dhe produktivë për shumë çështje me interes të përbashkët në dobi të qytetarëve dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen.

‘Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë. Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen.’- shkruan Meta.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?