Ilir Meta dhe Fatmir Limaj

Politikë

Meta takon Limajn: Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e vizave

21 Maj 2019, 15:27| Përditesimi: 21 Maj 2019, 15:36

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme zv. kryeministrin e Kosovës Fatmir Limaj.  Gjatë takimit mes tyre u fol lidhur me dakordësitë ndërmjet dy qeverive për zbatimin e marrëveshjeve që forcojnë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Sipas Metës forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE konsolidon sigurinë në rajonin tonë. 

"Takim i përzemërt me Zv/Kryeministrin e Kosovës, z.Fatmir Limaj, i cili më njohu me dakordësinë e arritur dje ndërmjet dy qeverive për zbatimin e një sërë marrëveshjesh që do ta forcojnë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona.
Vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të zhvilluara së fundmi në Kosovë.
Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha kriteret.
Forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë",
shkruan Meta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?