Politikë

Meta takon ministren Karin Kneissl: Vlerësoj vëmendjen që Austria po i jep çeljes së negociatave në BE

4 Tetor 2018, 20:25| Përditesimi: 4 Tetor 2018, 20:59

  • Share

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka pritur në një takim të veçantë Ministren Federale të Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Karin Kneissl.

Në fjalën e tij, Meta vlerësoi vëmendjen e mbështetjen e madhe që Austria, si mbajtëse e Presidencës së BE-së, po i jep integrimit evropian të Shqipërisë dhe çeljes në një periudhë sa më të afërt të negociatave të anëtarësimit. 

Vlerësoj vëmendjen që Austria po i jep çeljes në një periudhë sa më të afërt të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe marrëdhëniet e shkëlqyera historike midis dy vendeve. Mirënjohjen e thellë për rolin dhe mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ilir Meta, president

Duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh, Presidenti Meta, vlerësoi angazhimin e përbashkët në kuadër të Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018. 

Të rizbulojmë të Përbashkëtat”; ka përcjellë një mesazh shumë të bukur dhe po ndihmon për ruajtjen dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të forta historike, miqësore e kulturore midis dy vendeve e dy popujve.

Ilir Meta, president

Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan një vëmendje të veçantë zhvillimeve më të fundit në rajon dhe të ardhmes së vendeve të tij në BE.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?