Ilir Meta me përfaqësuesit e 'Turgut Ozal'

Politikë

Meta takon përfaqësuesit e 'Turgut Ozal': Jam i shokuar nga vendimi për mbylljen e kopshtit! I shqetësuar që këto akte kryhen pasi ka filluar shkolla

24 Shtator 2022, 12:08| Përditesimi: 24 Shtator 2022, 13:41

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e institucionit arsimor ‘Turgut Ozal’ duke thënë se është i shokuar nga vendimi i qeverisë për mbylljen e kopshtit. Sipas Metës, është shqetësuese që merret ky vendim pasi nis shkolla duke ndikuar tek fëmijët, prindërit dhe mësuesit. Meta thotë se ai është një investim privat hollandez, dhe thotë se për veprimet që ai i quan anti-ligjore, janë njoftuar edhe institucionet ndërkombëtare.

“Prita sot përfaqësuesit e institucionit arsimor "Turgut Ozal", një investim privat hollandez, që më shpjeguan në detaje veprimet antiligjore të Qeverisë shqiptare ndaj këtij institucioni arsimor, për të cilat janë njoftuar dhe rasti po ndiqet me vëmendje edhe nga institucionet ndërkombëtare. Jam i shokuar nga këto fakte të cilat shkatërrojnë sigurinë juridike në vend. Këto akte antiligjore nuk kanë të bëjnë vetëm me një shkollë, por tregojnë rrezikun që i kanoset çdo qytetari, investitori të huaj, biznesi të ndershëm, etj.

Shpreh shqetësimin e madh për këto akte të papranueshme, nisur edhe nga fakti, që ky vendim i Qeverisë merret pasi ka filluar shkolla, duke ndikuar tek fëmijët dhe familjet e tyre, si edhe tek mësuesit. Jemi një vend që duhet të funksionojë sipas ligjeve, por në këtë rast, shteti ynë ka kryer akte arbitrare brutale dhe të paligjshme, që kanë traumatizuar qindra vogëlushë dhe familjet e tyre”, shkroi Meta.

Ndër të tjera, kryetari i Partisë së Lirisë shprehet se i inkurajoi të ndjekin deri në fund rrugën ligjore.

“I sigurova se do ta monitorojmë procesin nga afër. Arsimi dhe fëmijët të mos përfshihen e të bëhen viktima të politikës!”, shkroi Meta.

Në vendimet e qeverisë nga Këshilli i Ministrave u vendos mbyllja e kopshtin privat “Zubeyde Hanim”, Tiranë, pjesë e shoqërisë Turgut Ozal. Kopshti është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit dhe shkak thuhet se është bërë konstatimi i shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi.

Kopshtit ju la detyrim të kthejë pagesat e kryera nga prindërit, të bëjnë të mundur transferimin dhe të plotësojë çdo dokumentacion që i kërkohen nga institucionet.

Kopshti është hapur në tetor të vitit 1998 dhe është pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal” që financohet nga kleriku filantrop, Fethullah Gylen, që njihet si kundërshtari më i madh i presidentit turk Erdogan dhe jeton në SHBA.

Komento

Komente

  • behxhet nura gjilan: 24/09/2022 14:27

    or zoteri turq mos u merrni me hajdutin e kombit se mos ju fut doren ne xhep , ai kerkon te vjedh kudo qe ndodhe e vjedhi nje shqiperi te tere bashke me te shoqen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?