Presidenti Ilir Meta ka mirëpritur mbrëmjen e sotme homologun e tij malazez Milo Gjukanoviç. Duke e konsideruar atë një aktor kyç për forcimin e bashkëpunimit rajonal, Meta shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.
'I lumtur të takohem në Tiranë me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. E vlerësoj praninë e tij në Samitin e Brdo-Brijunit, duke e konsideruar një aktor kyç për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Marrëdhënie të shkëlqyera miqësore e historike midis dy vendeve tona', ka shkruar Meta.
Lajmi kryesor: