Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me udhëheqësen e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila ndodhet në Tiranë. Përmes një postimi Meta shkruan se për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë është e rëndësishme që të lirohen të burgosurit politikë, ndërsa sipas tij duhet të mbahen edhe zgjedhje të lira.
“Kënaqësi të takoja sot udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya. I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar. Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë. Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Liderja e opozitës bjelloruese në Tiranë, takon Metën! Pritet takimi me kryeministrin Rama, fokus kriza në Bjellorusi dhe angazhimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë së OKB
SI.E./ReportTv.al