Kreu i shtetit Ilir Meta ka takuar ditën e sotme zv.kryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta bën me dije se u njoh prej tij me ecurinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut,. Këtu Meta i ka theksuar rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces.
“Me shumë kënaqësi prita sot në një takim vëllazëror Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi dhe delegacionin, që e shoqëronte. U njoha prej tij me ecurinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut dhe theksova rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces. Përtej aspektit statistikor, regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndaj i inkurajoj të gjithë të marrin pjesë në të”.
Sipas presidentit, dy vendet duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.
“Si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit”, thotë Meta.
Si Afganistani u ka katandisur Albania?!..As uniforma ,as protokoll,as njerëzit e zgjedhur?!..po kopjoni pak Greqinë a Maqedoninë,lëreni Italinë!!..Visheni Gardën me kostumet popullore Gegë e Toskë!
Përgjigju