Politikë

Meta takon zv/ndihmës sekretaren amerikane të shtetit, në fokus reformat dhe situata rajonale

19 Shtator 2018, 13:44| Përditesimi: 19 Shtator 2018, 14:32

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ditën e sotme zv/Ndihmësen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Elisabeth Millard. Meta dhe Millard vlerësuan rëndësinë e ecurisë së reformave për të forcuar shtetin e së drejtës.

Shqipëria e vendosur në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA.

Ilir Meta, president

Meta dhe Millard diskutuan edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Më konkretisht Meta dhe Millard biseduan për dialogun Kosovë-Serbi duke e vënë theksin te arritja e marrëveshjes mes dy vendeve.

Me rëndësi finalizimi i dialogut Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes. Marrëveshja Kosovë-Serbi garanton perspektivën europiane, konsolidon bashkëjetesën ndëretnike dhe paqen në rajon.

Meta-Millard theksuan edhe rëndësinë e suksesit të referendumit në Maqedoni. "Suksesi i referendumit në Maqedoni me rëndësi për të ardhmen europiane të të gjithë rajonit", thanë dy bashkëbiseduesit. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptaro-amerikani: 19/09/2018 16:53

    Mire se erdhet ne vendin e shqiponjave Zonje e Nderuar.Faleminderit dhe mirenjohje te perjetshme per atdheun e dyte te shqiptareve SHBA qe na keni ndihmuar ne momentet me kritike te kombit tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?