Sport

Meta këshillon tifozët: Mos u mërzisni me kombëtaren se edhe Brazili humbi 7-1, unë se kisha në plan, por do shkoj sonte

10 Shtator 2019, 09:36| Përditesimi: 10 Shtator 2019, 09:40

  • Share

Kombëtarja është në tranzicion dhe Presidenti kërkon që të mos kritikohet për humbjen në Francë, por të mbështetet sonte në ndeshjen përballë Islandës në 'Elbasan Arena'. Kreu i shtetit thotë se nuk e kishte në plan që të shkonte në Elbasan, por shprehet se kombëtarja ka nevojë për përkrahje prandaj ka vendosur që të jetë në stadium.

 "Nuk kisha në plan të shkoja sot në "Elbasan Arena" për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët.

E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7. Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit. Sot në "Elbasan Arena" me Kuqezinjtë!" shkruan Ilir Meta. Shqipëri-Islandë do të ndeshjen sonte në 20:45 në Elbasan Arena.

Komento

Komente

  • Tifozi: 10/09/2019 20:13

    Kujtojani Edi Rames qe te presi Kombetaren me truproje nderi edhe po humbi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?