Elmira Ndrevashaj në takim me qytetarë

Politikë

Meta mbështet kandidaten Elmira Ndrevashaj në Shkodër: Do të përfaqësojë më së miri qarkun në Kuvend

25 Prill, 09:26| Përditesimi: 25 Prill, 09:32

  • Share

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur nga qelia Elmira Ndrevashaj, për të cilën thotë se është kandidatja për deputete më dinjitoze për Shkodrën.

Sipas Metës, Ndrevashaj, një zë i fortë në këshillin bashkiak të këtij qyteti do të mund të përfaqësojë më së miri këtë qark në Kuvend. 

“Znj.Elmira Ndrevashaj është ajo kandidatja jonë dinjitoze për Shkodrën e kulturës, traditave, punës dhe natyrës së mrekullueshme.

Kush më mirë se sa Elmira, një grua, një figurë e re, një nënë e përkushtuar, një zonjë shumë aktive në komunitetin e saj dhe një zë i fortë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, mund ta përfaqësonte më mirë këtë qark në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.

Mbështetja ime për të është e pakufishme, duke besuar fort tek vlerat e saj të spikatura.

Fitore Elmira, çdo votë për ty e bën Shkodrën më të mirë.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ELMIRA NDREVASHAJ – Qarku Shkodër”, thuhet në mesazhin e Metës në rrjete sociale. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?