Meta tregon pse mbështet ish-partinë e Gruevskit, i dënuar për korrupsion: Ka bërë gjëra të mrekullueshme, duhet marrë shembull

15 Prill, 13:58| Përditesimi: 15 Prill, 21:23

  • Share

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur sot dha edhe një koment për mbështetjen e tij të hapur ndaj ish-partisë së Nikola Gruevskit (i dënuar për korrupsion) në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen se afërmi.

'Mendoj se ndryshimi në këtë vend është i rëndësishëm dhe pozitiv. Është një vend që falë VRMO-DMNE ka arritur që të shkojë nga i 100 në të 10 në botë sa i takon klimës së biznesit dhe i 5 në BE. 5 objektivat tona do t’i realizojmë shumë më shpejt, kam dëgjuar se thonë që është parti antishqiptare, por besoj se ata nuk e dinë që është një forca politike që ka njohur Kosovën kur ka qenë në pushtet, përkrah NATO-n dhe aderimin në BE. Ne jemi të bindur se garancia në Maqedoni do jenë shqiptarët për kursin euroatlantik dhe europian të Maqedonisë.'

Meta vlerëson se lidershipi i ri i VMRO/DMNE ka mësuar prej gabimeve të Gruevskit.

'Lidershipi i ri i Maqedonisë që është i qartë për Ballkanin i hapur, po aq sa jam unë dhe Nesho, është një lidership që ka nxjerrë shumë mësime nga gabimet e Gruevskit, sidomos ata që erdhën për shkak të nepotizmit dhe emërimit katastrofik në SHIK që bëri shumë punë të paligjshme. Atë përkrahje që kam dhënë e kam dhënë me dijeni të plotë. I ftoj të gjithë të shkojnë të vizitojnë Shkupin 1 dhe Shkupin 2 për të kuptuar se kur do vendin tënd mund të bësh gjëra të mrekullueshme.'

Sipas Metës duhet marrë shembull nga kjo parti pasi është patriotike për vendin e saj dhe ka bërë gjëra të vlefshme.

'Ne nuk bëmë një gjë në Durrës, Lezhë, Fier. Dhe ato që ishin i prishëm. Ata ishin një forcë patriotike që zhvilluan, vendin, bujqësinë. E kthyen vendin në fuqi eksportuese. Përkrahjen e kam dhënë me bindje të plotë. Kurse këta edhe Pustecin që duhet ta kishin bërë model turizmi, e kanë katandisur në vendin që për kilometër katrorë ka numrin më të madh të gomerëve dhe numrin më të vogël të njerëzve. Me ne Pusteci do të jetë model. Sepse janë njerëz të jashtëzakonshëm, me tradita të jashtëzakonshme. Dhe kanë një tavë krapi që është shumë konkurruese.'


Lajmi kryesor:

Largon grupin Kryemadhi? Ilir Meta paralajmëron ‘spastrim’ te Partia e Lirisë: Rithemelohemi, s’mund të ketë parti me dy shoferë


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?