Meta uron heroin e Celtic për ditëlindje, ‘The Sun’ pasqyron postimin e Presidentit të Shqipërisë

19 Mars 2020, 12:07| Përditesimi: 19 Mars 2020, 12:10

  • Share

Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë, në këto kohë të vështira që po kalon vendi ynë dhe i gjithë globi, ka gjetur mundësinë për të uruar për ditëlindje heroin e skuadrës së tij të zemrës Fraser Foster, që luan për Celtic.

Ky postim i Metës është pasqyruar edhe në gazetën ‘The Sun’ versionin skocez. Në videon e publikuar për 32 vjetorin e Foster Meta shkruan: “Gëzuar 32 vjetorin muri i madh, legjenda ynë, heroi ynë, Fraser Foster! Jemi me fat që luan për ne! Më të mirat për ty shoku im. Hail Hail!”

Meta bëri bujë në verë kur në një konferencë për vendet e Ballkanit në Bosnje-Hercegovinë takoi tifozët e Celtic, të cilët kishin udhëtuar për ndeshjen kualifikuese të Europa League. Presidenti i Shqipërisë bëri foto me tifozët, të cilat u publikuan pothuajse në të gjitha mediat sportive skoceze.

Sakaq pas postimit për Froster Meta shtoi një tuit ku shkroi: “Në këto kohë të vështira për të gjithë për shkak të COVID-19 mendimet e janë për tifozët e mrekullueshëm të Celtic. Specifikisht në Skoci dhe Republikën e Irlandës. Duke shpresuar që të gjithë të jeni mirë shpresoj që kjo situatë të kalojë dhe të takohemi në prajsë. Zoti i bekoftë ‘The Hoops’ dhe familjet e tyre. Qëndroni të sigurtë! Qëndroni të shëndetshëm!”

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Entela Vlore: 19/03/2020 18:19

    Njerez si Ilir Meta i vijne njehere ne 200 vjet ketij vendi

    Përgjigju
  • Shume shpejte e prete Reci i Shkodres: 19/03/2020 13:45

    Aty do veshi shapkat qe vishte kure ishte ne konvikt..kesaj rradhe Jane shapka me Sapun..

    Përgjigju
  • edi: 19/03/2020 13:39

    Wow tifoz me CeltikSkenderbeu i Skraparit nuk din ku eshte Kruja por ka interes per Celtik Wow si duket ato paguajne per ato Dobica Bola qe ka me shkolle ne Angli disa thone se i paguan mamaja duke u bere Stripper ne klube nate ne Amerike dhe Europe epo sido qe te flasin Skenderbeu i Skrapari ka gjetur shoke ne Bote dhe disa jane pa floke si kumandari Komunist qe eshte dhe president i Popullit nje fatkeqesi Mrale dhe Dinjiti per Kombin Shqipetar, Po Corona Virus cfare ben Skenderbeu -Skraparli akoma me shpaten e Don Kishotit te Mances eshte sheruar ,Te na Rrruash sa Moolet tona or Kumandar

    Përgjigju
  • klesi: 19/03/2020 13:23

    ky eshte "hajde moj kunadhe-ja, le-o-moj leshe-verdh-ooo". K L A R I N E T po te them.

    Përgjigju
  • Jaha: 19/03/2020 12:42

    Car Meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?