Ilir Meta dhe Stjepan Mesiç

Meta uron ish-presidentin kroat Stjepan Mesiç për 87 vjetorin: Je miku i pazëvendësueshëm i kombit tonë

24 Dhjetor 2020, 10:55| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 11:03

  • Share

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka uruar përzemërsisht për ditën e lindjes ish-presidentin kroat Stjepan Mesiç.

Ai përmes rreshtave të shkruara në postimin e tij, e ka quajtur atë një burrë shteti, një njeri të pazëvendësueshëm për kombin tonë dhe një avokat të palodhur të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve kudo në rajon.

Ai e ka falënderuar mikun e tij të vyer, Mesiç për çdo gjë që ka bërë ai për Shqipërinë, Kosovën dhe miqësinë shqiptaro-kroate.

Në fund ai i ka uruar një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme.

 

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?