Politikë

Meta uron ministrin e ri italian: Mbështetës i fortë i Shqipërisë europiane

11 Shtator 2019, 13:14| Përditesimi: 11 Shtator 2019, 13:16

  • Share

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta shprehet se ministri i ri italian për Europën që është zgjedhur në qeverinë 'Conte 2', Vincenzo Amendola është një mbështetës i fortë i së ardhmes europiane të vendit tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar shprehet se ka zhvilluar një bisedë me Amendolën duke e uruar për detyrën e re që ka marrë.

"Pata kënaqësinë të uroja sot një mik të vjetër prej 25 vitesh Vincenzo Amendola i cili sapo është betuar si ministër për Europën në qeverinë e re të Italisë.

Vincenzo Amendola, një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i së ardhmes tonë europiane" shkruan ai.

Në mes të tetorit Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE-në, pasi vendimi nga qershori u shty për në vjeshtë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?