Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë një urim në prag të ndërrimit të vitit. Nëpërmjet një shkrimi në facebook, Meta shkruan se është mirënjohës për të gjitha mësimet e fituara deri më tani. Ndërsa uron shqiptarët kudo që ndodhen.
"Në këtë natë ndërrimit të viteve, le ta lëmë pas vitin 2023 duke qenë falenderues për çdo moment që kemi patur fatin të kalojmë me familjen dhe njerëzit e dashur. Mirënjohës për gjërat e mira dhe sukseset e festuara, po aq sa për mësimet e fituara në jetë apo në punë;
Duke qenë krenarë për çdo vështirësi me të cilën jeni përballur me dinjitet; Le të ndezim bashkërisht një shpresë të re dhe të madhe, drita e së cilës do të ndriçojë përgjatë vitit të ri dhe do të jetë udhërrëfyes për Shqipërinë e të ardhmes më të mirë. Gëzuar Vitin e Ri 2024! Urimet më të mira nga zemra të gjithë shqiptarëve"- shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Politika shqiptare uron qytetarët për Vitin e Ri 2024
B.V/ReportTv.al