Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se pensionistët janë kategoria më e diskriminuar nga qeveria, të cilët për 12 vite janë lënë në harresë. Në një mesazh nga qelia, Meta shprehet se shifrat tregojnë varfërinë në të cilën ndodhen pensionistët, ndërsa bën edhe një krahasim të pensioneve me vendet e rajonit.
“Masa e pensionit mesatar të pleqërisë urbane dhe rurale aktualisht në Shqipëri është 170 Euro, ndërsa në Kosovë është 340 Euro, në Malin e Zi është 450 Euro, në Maqedoninë e Veriut 325 Euro, dhe në Serbi 390 Euro”, thotë Meta.
Sipas tij, me Paketën e tyre të Dhembshurisë, pensioni minimal do të jetë 200 euro, pensionet do të rriten me 20%, të gjithë pensionistët do të pajisen me Kartën e Konsumatorit, si dhe për të gjitha ata me aftësi të kufizuara, do t’iu vihet në dispozicion kujdestari, me të gjitha shpenzimet të garantuara nga shteti.
“Çdo pensionist do të pajiset me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjet e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve, duke përfituar rreth 450 euro në vit. Për personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij, si dhe do të garantohen nga shteti të gjitha mjetet sanitare dhe ndihmëse që u nevojiten.”, shkruan kreu i PL.
Kreu i PL thekson gjithashtu se do t’u falin të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm.
Postimi i plotë:
Kam takuar qindra e qindra pensionistë që me shkollën e tyre të jetës më kanë mësuar kaq shumë.
Varfëria e tyre më ka tronditur thellë. Ndaj prioritet i prioriteteve dhe angazhim madhor për Shqipërinë Madhështore, do të jetë trajtimi i pensionisteve, që janë krenari e vendit për gjithçka kanë dhënë e për sakrificat që kanë kaluar.
Shifrat janë shokuese dhe tregojnë varfërinë dhe mjerimin e dhimbshëm të qindra mijra pensionistëve.
Masa e pensionit mesatar të pleqërisë urbane dhe rurale aktualisht në Shqipëri është 170 Euro, ndërsa në Kosovë është 340 Euro, në Malin e Zi është 450 Euro, në Maqedoninë e Veriut 325 Euro, dhe në Serbi 390 Euro.
Në tre mandate askush nuk e pengoi Edi Ramën të rriste realisht pensionet, por plaçkitja dhe korrupsioni i tij skizofrenik rrëmbeu miliarda euro që do të shërbenin për rritjen e pensioneve.
Në 12 vite në pushtet, ai i varfëroi në ekstrem pensionistët, që sot janë kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë.
Ndaj Programi i shkëlqyer i Shqipërisë Madhështore flet qartë për pensionistet përmes "Paketës së Dhembshurisë", që konsiston:
NË 100 DITËT E PARA DO TË VENDOSET MINIMUMI JETIK PREJ 200 EUROSH PËR ÇDO SHQIPTAR
• Çdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, do të marrë 200 euro në muaj.
• Rriten pensionet me 20%.
• Çdo pensionist do të pajiset me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjet e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve, duke përfituar rreth 450 euro në vit.
• Për personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij, si dhe do të garantohen nga shteti të gjitha mjetet sanitare dhe ndihmëse që u nevojiten.
ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE DO TË ULET NË 7 LEKË/KWH
• Falen të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për Pensionistët.
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë
Komente

Shiko atë supën e burgut se pensionistët të njohin me dhëmmbë e dhëmballë, o hajdut.
PërgjigjuNDIHMOI PENSIONISTET,,,JEPI VILAT QE KE TEK GJIRI I LALEZIT,,,TE BEJNE EDHE ATA PUSHIME VERORE......SE ME LEKE TW VJEDHURA TE PENSIONISTAVE I BERE VILAT....
PërgjigjuPo hajvan mbeti. Pensionistet nuk kane nevoje as per dhembshuri as per meshire por per drejtesi dhe pension qe te jetojne me dinjitet.
PërgjigjuO flori dhemshurine mund ta tregoje kur ishe ne pushtet , jo tani qe je mbas hekurave ..dhe çfar eshte dhemshuria per ty qe per hir te karieres shkaterove shtepine ? Ptuuu rrac e poshter njriu me negativ ne te gjithe karieren e tij , spiun .
PërgjigjuSa kishte ngel rinia ne Shqiperi nuk i ra kujt ne mend per pensionistet. Tani qe e cpopulluat dhe te vetmit qe kane ngel per te ju votu jane pensionistet, tani keni filluar ti permendni, jo se i konsideroni por ajo vota per pushtet po ju plas shpirtin.
Përgjigju