Meta: Vendi po rrëshket! Policia heton qytetarë për postime në Facebook. Shqiptarët po përgatiten për referendum kundër tiranisë

4 Tetor 2020, 09:38| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 14:50

  • Share

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e dielë me aktivitet. Pasi një ecje në pyllin me Gështenja, Meta ka reaguar mbi raportin e nivelit të demokracisë të publikuar nga "Freedom house".

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se vendi po rrëshket për shkak të ngërçit në sistemin e drejtësisë.

Ai shprehet se të dhënat në këtë raport janë alarmuese. Sipas tij, policisë iu dhanë më shumë kompetenca duke bërë arrestime dhe gjoba të mëdha.

Gjithashtu ai solli në vëmendje dhe paketën antishpifje për të cilën shkruan se pavarësisht se është kundërshtuar fort, ajo vijon të kalojë në procesin parlamentar.

Postimi i plotë në Facebook:

Konkluzionet e Organizatës “Freedom House” për nivelin e demokracisë në Shqipëri gjatë pandemisë COVID-19, konfirmojnë qartësisht se vendi po rrëshket me shpejtësi drejt një junte me “grusht të hekurt”, ku siç thuhet në raport: “sistemi i kontrolleve dhe balancave përgjithësisht ka dështuar, legjislativi është shkrirë një me ekzekutivin, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale, dhe qeveria ka anashkaluar çdo proces demokratik”.

Alarmuese janë gjithashtu të dhënat e raportit se “krahu ekzekutiv që ishte edhe më parë dominues në këtë sistem, u fuqizua edhe më shumë. Policisë iu dhanë më shumë kompetenca, duke bërë arrestime dhe vendosur gjoba të mëdha dhe njerëzit janë hetuar për postimet e tyre në Facebook, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Paketa antishpifje megjithë kundërshtimet brenda dhe jashtë vendit, po vazhdon të kalojë në procesin parlamentar dhe ka përkeqësim të qasjes tek informacioni dhe transparenca qeveritare.”

Shqiptarët, të cilët kanë njohur izolimin dhe shtypjen e të drejtave njerëzore si askush tjetër, po përgatiten për Referendumin më të rëndësishëm në këto 30 vite kundër tiranisë dhe babëzisë së një bande, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as të drejta të njeriut, as Familje dhe as Atdhe.

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hila: 05/10/2020 10:12

    Funderrines politike ne presidence po i vjen fundi...

    Përgjigju
  • Iris: 05/10/2020 01:52

    Sikur /Freedom House/ te pyeste autoritetet italiane per antikat e Ilir Kulles e de Gregorios dhe NJERIUN mbas tyre ,ndoshta, mund ti mirekuptonte me mire projektligjet tona dhe arsyen qe qendron pas tyre.,

    Përgjigju
  • Xha temja: 04/10/2020 12:33

    Shqiptaret ty nuk te pjerdhin fare o mi kanalesh o hajdut ordiner o i pa fe o i pa atdhe. Ti je nje palaco burr ordiner plehrash. Phuuuuuu fare e keqe

    Përgjigju
  • ira: 04/10/2020 12:07

    LIKE FLORIRIT PO I VJEN NGORDHJA....

    Përgjigju
  • Andon.Lar.: 04/10/2020 12:07

    Njerëzit që dërgojnë fëmijët e tyre do të votojnë! Ata duhet të votojnë për të krijuar një administratë të fortë në mënyrë që të sjellin Metën dhe politikanët e tjerë të 20 viteve të fundit para drejtësisë së re! Një mundësi e mirë po vjen për t'i sjellë këta politikanë "pa fytyrë" të japin llogari për atë që i bënë këtij vendi dhe njerëzve! Ata duhet të kalojnë pjesën tjetër të kohës në burg deri në kohën kur GDP për banori bëhet 25,000 €! Ose ata duhet të shesin pantallonat e tyre për ta bërë këtë!

    Përgjigju
  • Putin: 04/10/2020 11:56

    Me ke do e realizosh referendumin me fake news te pansllavizmit?

    Përgjigju
  • shpifesat e revoltuar: 04/10/2020 10:50

    Spo mirret vesh ne kete dynja kush ka te drejte te revoltohet,reagoje denoje viktima apo shpifesi!? Duhet nje ligj shume i rrepte per shpifjen se genjeshtara me e madhe perseritur 10 here behet me e vertet se e vertata thoshnin nazistet.Po qe se duam nazizem i leme gjerat si jane e u besojme shpifesve.

    Përgjigju
  • Nandi: 04/10/2020 10:40

    O fundrine politike, ta ka ni lageshtina,po te vjen fundi,ik bej noi shpi ne Cepan ta kesh per pleqeri,se dhe Mona nuk ka per ta var me, do ma kapesh Azilin shume shpejt.

    Përgjigju
  • Noku: 04/10/2020 10:30

    Si nuk ju ra nje semundje si ty dhe Saliut e te vdisnit qe te merrte fryme lirisht ky vend?!

    Përgjigju
  • F-35: 04/10/2020 10:06

    O Zot cfare mallkimi! Jemi te denuar te degjojme por*** e ketij disa here ne dite!

    Përgjigju
  • Arben: 04/10/2020 10:05

    O plere toksike dile nga umbrella e presidentit te shohim sa te vlen lekura.

    Përgjigju
  • LORA: 04/10/2020 10:03

    Per mua eshte lajm i mire;atij me bllok ne dore po i rreshqet ngrehina e tij gangstere. E thote vete,pa ia kerkuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?