Ilir Meta

Meta vijon aktivitetet në Dibër: Ky shpopullim është i dhembshëm, fatale braktisja e krahinave

20 Shtator 2020, 17:01| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 17:06

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka mbetur i mallëngjyer nga vizita në Dibër, nga ku po ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme.

Meta ka shkuar në vendlindjen e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit për të vlerësuar figurat e shquara dibrane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se shpopullimi i Dibrës është i dhembshëm, pasi sipas tij braktisja e këtyre krahinave tradicionale që kanë qenë burim i identitetit tonë kombëtar e kulturor, mund të jetë fatal për të gjithë kombin.

"Vizita në Dibër dhe takimi me dibranët është përherë një kënaqësi e veçantë për mua! Për më tepër kur kjo vizitë lidhet me vlerësimin e figurave të shquara dibrane të atdhedashurisë, këngës, artit, kulturës, folklorit dhe muzikës.

Gjithë kombi përulet me nderim e mirënjohje ndaj kontributit të dibranëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut, por edhe për ndikimin e madh që kanë pasur në botën dhe kulturën shqiptare.

Për shqiptarët Dibra është shumë e shtrenjtë, siç është edhe Atdheu për dibranët.

Kjo trevë, me nëntë malet e saj të lartë ka qenë në shekuj kështjella natyrale e lirisë së shqiptarëve, një nga epiqendrat më të spikatura dhe më të flakta të shqiptarizmit dhe betejave për liri!

Dibra me këtë histori dinjitoze e panoramë mahnitëse dhe me këtë popull kaq vital e me virtyte nuk duhet të braktiset më!

Ky shpopullim është i dhembshëm, pasi braktisja e këtyre krahinave tradicionale që kanë qenë burim i identitetit tonë kombëtar e kulturor, mund të jetë fatal për të gjithë kombin.

Është momenti që të gjithë të kthejmë më shumë vëmendjen ndaj ruajtjes, jo vetëm të vlerave më të mira të kulturës dhe identitetit tonë kombëtar, por mbi të gjitha për të rikthyer njerëzit dhe rininë në këto troje, që meritojnë të gjallërohen sërish.

KOHA ËSHTË TANI!

Faleminderit nga zemra banorëve të mrekullueshëm të Dibrës për pritjen e ngrohtë dhe bujare", shkruan Meta.

Komento

Komente

  • Tir: 21/09/2020 01:51

    Dhenderi i Dibres ka nis turin e fushates me shperndarje dekoratash, duke “kercyer” vallen e Zall Dardhes, duke uleritur per shpopullimin e zones.,Artistet dibrane Vladi, te ndjeret Sula e Ndreu ju i keni ofenduar dhe jo nderuar , pasi ju arin e medaljeve e keni vjedhur ne Kerrabe dhe ato medalje jane fallco.Artistet i kane kenduar trimerise e gjakut te derdhur per vatan, kuse ju Meta derdhet gjakun e kater shwiptareve se ishin kokepalare per 7% e bllokut tend. Perse pellet o Ilir Meta per emigravionin? Ku ke qene ti ? Politikan i ndyre qe nuk ju ka thene kush “puna e mbare” bashke ne ate zusken tende. Ik qerou nga Dibra se te dime cilet jeni.

    Përgjigju
  • vjosa: 20/09/2020 23:54

    IKIN O ILIR MUTI SE I KE VJEDHUR TI ME SALIUN,,PRANDAJ IKIN TE RENTE COVIDI MU NE KOKE ISHALLAH...

    Përgjigju
  • Pelioni: 20/09/2020 17:34

    Z. Meta ,që Dibra si çdo trevë e tokës shqiptare mbart e kultivon vlera patriotike e kulturore të spikatura në historinë e kombit pa as më të voglin dyshim sot shtron si domosdoshmëri ruajtjen mbrojtjen dhe pasurimin e mëtejshëm të tyre,por të thëna nga goja e një hajduti,vrasësi e tradhëtari të kombit,këto vlera kompromentoen e çvelerësohen sa më s'ka,bile për dibranët vlerësimet e bëra nga një njeri si ju janë fyerje e përçdunim që i bëhet identitetit të këtij komuniteti,nëpërmjet këtyre vlerave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?