Ilir Meta

Politikë

Meta vizitë në Kalabri, publikon foton nga Pallagorio: Fshati i kambanave që kumbojnë në arbërisht e vështrojnë nga Mëmëdheu

22 Prill 2022, 10:33| Përditesimi: 22 Prill 2022, 10:36

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka vizituar një tjetër fshat arbëresh gjatë qëndrimit të tij në zonën e Kalabrisë. Kreu i shtetit ka publikuar një foto nga Pallagorio, fshatin e kambanave, siç thotë ai që kumbojnë në arbërisht, teksa poston dhe vargjet e një kënge arbëreshe.

‘Në Pallagorio, fshatin e kambanave që kumbojnë në arbërisht dhe që vështrimin e ka gjithmonë nga Mëmëdheu, Shqipëria.

"Kumbor'e sheite; Këndò për ghith jetën; Lavdat'e Shën Mërisë; E lark e lark nka ajò an'e detit; Me ghuhen'e tonë të bukure; Falna Arbërinë; Thuaji; Se Puherizve i ka hjè t'e duan; Si drita e sivët; Atë mëmë të vietrë"’- shkruan Meta.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?