GJILAN- Presidenti Ilir Meta ishte sot në Gjilan ku vizitoi familjen e vëllezërve Isa dhe Shemsedin Abazi të cilët humbën jetën pas tërmetit të 26 Nëntorit, pas shembjes së hotel Tropikal.
Pasi u takua me anëtarët dhe të afërmit e familjes Abazi, Presidenti i Republikës u shpreh: Nuk mund të mos vija sot në Gjilan për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi, për humbjen e pazëvendësueshme dhe të pangushëllueshme të dy njerëzve të tyre mjaft të dashur, pjesë e të gjitha atyre humbjeve tragjuke njerëzore që pësuam me tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri.
Me këtë ndjenjë solidariteti që ekziston mes dy vendeve tona, që është një ndjenjë tepër vëllazërore dhe njerëzore, dhimbja do të jetë më e lehtë dhe kjo familje do të ketë mundësi për ta përballuar atë me mbështetjen e të gjithë komunitetit, e veçanërisht të të gjithëve ne në Shqipëri dhe Kosovë, në mënyrë që të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, të ndiejnë mbështetjen dhe kujdesin tonë, për një të ardhme më të mirë.
Ngushëllime edhe të gjithë komunitetit të mrekullueshëm të Gjilanit për këtë humbje të dy qytetarëve të nderuar!”
Asnje grua ne pritje - vetem burra. Si shtohen keta ??????
Përgjigju